• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
  • Skip to primary sidebar
  • Skip to footer

Mandarina

Happiness is homemade

  • Kreu
  • Receta
    • Shpejt & thjesht
    • Të ëmbla
    • Të shëndetshme
    • Tradicionale
    • Të kripura
    • Pije
    • Të tjera
  • Bashkepunime
  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • English
  • Shqip
  • Nav Social Menu

    • Facebook
    • Instagram
    • Pinterest
    • Twitter

Sultjash – shije fëmijërie

31 Gusht, 2017 By Mandarina 1 Comment

Syltjash

Kur fillova te kërkoj për sultjashin u habita me faktin që gatuhej në gjithë botën, e çdo vend kish mënyrën dhe emrin e tij. Mund ta gjeni si “Arroz con leche” në Spanjë, “Budino di riso” në Itali, “Risogallo” në Greqi, “Sütlaç” në Turqi, Sultjash or Tameloriz në Shqipëri apo “Duadhapak” në Indi.

E bukura e sultjashit është thjeshtësia e tij, në gatim dhe në shije. Kjo e fundit të lejon të eksperimentosh me erëza dhe element të tjerë shoqërues. Disa nga erëzat e mia të preferuara janë kanella, arra e moskatit, kardamomi apo vanilja, ose të gjitha së bashku. Dhe sigurisht, përherë shtoj fruta të thata sipër si arra, bajame apo fëstëk.

Receta e sultjashit që po ndaj me ju është ajo me të cilën jam rritur e që për mua është shumë e dashur. Te lista e gjërave që duhet të provoj patjetër është edhe versioni indian aromatizuar me shafran dhe pasuruar me fruta të thata, kështu që besoj që do shkëmbejmë mendime dhe eksperienca sërish, së shpejti për këtë gatim.

Syltjash

Syltjash

Syltjash

Syltjash

 

 

Sultjash
Print

Sultjash

Prep 5 mins

Cook 45 mins

Total 50 mins

Author ejona

Yield 8 persona

Ingredients

Përbërësit

Për 8 persona

  • 1.4 litër qumësht me yndyrë të plotë
  • 1 kupë sheqer
  • 1 kupë oriz kokërr shkurtër
  • 1 lugë çaji (tsp) ekstrakt vaniljeje
  • 1 lugë çaji (tsp) kardamom pluhur (opsionale)
  • Kanellë dhe arra për ta shoqëruar sipër

Instructions

 Përgatitja

  1. Vendosni qumështin dhe orizin në një tenxhere të madhe në temperaturë të lartë dhe lërini të ziejnë.
  2. Në momentin që përbërja ka arritur pikën e zierjes uleni temperaturën dhe lëreni përbërjen të ziej në zjarr të ulët deri sa përbërja të jëtë bërë kremoze dhe e mpiksur, për rreth 40-45 minuta.
  3. Shtoni sheqerin, vaniljen dhe kardamomin, trazojeni mirë dhe lëreni të gatuhet për 5-10 minuta.
  4. Ndajeni përbërjen në enët në të cilat do ta shërbeni dhe lëreni të ftohet plotësisht.
  5. Më pas vendoseni në frigoriferi për të paktën 2 orë.
  6. Shërbejeni të ftohtë me kanellë dhe arra sipër.

Notes

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Të afërta

Filed Under: Receta, Të ëmbla, Të shpejta & të thjeshta, Tradicionale Tagged With: arra, kanelle, kuzhina shqiptare, receta e sultjashit, receta me e thjeshte per sultjash, receta te shpejta, receta te thjeshta, si te pergatisim sultjash, sultjash, tameloriz

Previous Post: « Panna Cotta (Puding me krem qumështi) në tre mënyra – receta bazë
Next Post: Briosh (brioche) i bërë në shtëpi – për mëngjese të ëmbla Pariziane »

Reader Interactions

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Primary Sidebar

Follow me on Instagram

Welcome to Mandarina Yum!

mmMy name is Ejona Varangu and I am a full time researcher in the telecommunication industry, and part time food blogger. I blog from a small apartment in Tirana, Albania, where I live with my better half and our two cats Weirdo and Pixel.

I started cooking in late 2013, when I decided to live alone, and I missed the great homemade dishes that my mum prepared, before that, I couldn’t even boil an egg by myself. Little by little I started experimenting with new ingredients and techniques and I loved every single minute of it. Find out more…

My Favorites

Popovers

Popovers

French toast

Tost francez

kos

Maratona eshte me pak se 1 jave larg, a po ushqeheni si duhet?

Pite e mbushur

Pite e mbushur

Pite – pёr tё dielat e pёrgjumura e plot me kujtime nga fёmijёria

Lazanja me perime

Lazanja si pёr tё dielё

Smoked trout salad

SALLATË E THJESHTË ME TROFTË TË TYMOSUR – Bake my Day Happy gatuan pËr lexuesit e Mandarina

Footer

Follow Me on Instagram

Instagram did not return a 200.

Mandarina-Yum · Copyright © 2015-2018 · All Rights Reserved | Made by Dritan Pecini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.Accept Read More
Privacy & Cookies Policy
Necessary Always Enabled