Super smoothie

Share

IMG_9962Ka ditë kur të gjithë kemi nevojë për energji, për të mbyllur  punët  në zyrë, apo për tu kënaqur duke bërë sport në fundjavë. Mënyra më e mirë, për të marrë cdo vlerë ushqimore për të cilën trupi ka nevojë është të konsumosh një smoothie.

Përbërësi sekret që e bën këtë smoothie fantastik është “klorela”. Nëse nuk keni dëgjuar ndonjëherë për klorelen, është koha të bëni pak kërkime dhe të filloni të eksperimentoni me këtë përbërës magjik. Klorela është një përbërës tërësisht natyral që ju jep shumë energji, ju ndihmon të digjni yndyrnat dhe të pastroni trupin nga metalet e rënda si mërkuri dhe plumbi. Është shumë e pasur në proteina dhe përbërës të tjerë esencial për një trup të shëndetshëm; në gjendje pluhuri përmban 45% proteina, 20% yndyrna 20% karbohidrate, 5% fibra, dhe 10% minerale dhe vitamina. Klorela e merr ngjyrën e gjlebër të thellë nga një përqëndrim i lartë i klorofilit, kështu që do ti bëj smoothie-t tuaj jo vetëm supër të shëndetshëm, por edhe shumë të bukur.

Nëse nuk iu pelqen shija e klorelës, mund të përpiqeni ta fshihni pas shurupit të panjës, vaniljes, ose cdo gjëje tjetër të shëndetshme që iu vjen në mendje.

Koha e përgatitjes : 5 min

Përbërësit

Për 2 persona

  • 1 banane mesatare
  • 1 mollë
  • 1 kupë kos
  • ½ lugë gjelle (tbs) fara luledielli
  • ½ lugë gjelle (tbs) fara lini
  • Pakëz kripe
  • 1/3 kup kuba akulli
  • ½ lugë caji (tsp) klorela
  • Fruta dhe fara për ti shtuar shije dhe për ta bërë më të bukur

Përgatitja

Qëroni dhe prisni mollen dhe bananen në copa të mëdha.

Vendosini të gjithë përbërësitë në blender dhe bluajini për 1-2 min.

Hidheni nëpër gota, shtoni farat dhe frutat dhe shijojeni.

Ky smoothie është pak i mpiksur, kështu që nëse e doni më të lëngshëm mund të shtoni pak ujë. Mund ti shtoni shurup panje, hurma arabie apo mjaltë nëse e preferoni më të embel.

Lini një Përgjigje