Supë pikante

Share

IMG_5606

Koha e përgatitjes : 30 min

Përbërësit :

Për 4 persona

  • 1 kupë gjethe spinaqi
  • 1 kupë gjethe menteje
  • 1 kupë gjethe borziloku
  • 1 tufë majdanoz
  • 1/2 kupë bajame të pjekura të copëzuar
  • 3 lugë gjelle (tbs) vaj ulliri
  • 50 g djathë kaçkavall
  • 3 luge gjelle (tbs) miell
  • 4 kupa ujë
  • Kripe
  • Pipër
  • Lëng limoni

Përgatitja

Zieni ujin deri sa të arrij pikën e vlimit.

Vendosini të gjitha gjethet në mikser dhe bluajini mirë. Nëse ka nevojë shtoni disa lugë ujë gjatë grirjes.

Shtoni bajamet e copëtuara dhe bluajeni serish. Në fund shtoni vajin e ullirit dhe djathin e grirë dhe kalojeni sërish në blender për disa sekonda.

Në momentin që uji ka arritur pikën e vlimit largojeni nga zjarri. Merrni ½ kupë ujë dhe shtojeni te përbërja e gjetheve. Shtoni gjithashtu edhe miellin dhe përziejeni mire. Shtojeni këtë përzierje në ujin e nxehtë. Trazojeni mirë dhe vendoseni në zjarr mesatar deri sa të arrij piken e vlimit sërish dhe të trashet pak.

Shtoni kripë, piper dhe lëng limoni sipas dëshirës.

Shpejt, thjesht, shëndetshëm, shijshëm 🙂

IMG_5598

Lini një Përgjigje