Print

Supe me kungull dhe kerri

Prep

Cook

Total

Yield 4-5 persona

Ingredients

Instructions

Grijmë qepën dhe e kavërdisim në vaj ulliri deri sa të ketë marrë ngjyrë të artë. Më pas shtojmë kubiket e kungullit të pjekur. I kavërdisim bashkë me qepën për rreth 5 min.

Shtojmë ujin, qumështin, pluhurin e kerrit dhe i lëmë të ziejnë të gjitha bashkë.

Në momentin që ka arritur pikën e vlimit e heqim nga zjarri dhe e kalojmë në blender deri sa të krijohet një masë kremoze homogjene.

Në fund shtojmë kripë dhe piper.

Mund ta servirim me pak pana, fara kungulli të qëruara e të pjekura dhe majdanoz të grirë imët sipër.

Shpejt, thjesht, shëndetshëm :)

Notes

1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

*Për të përgatitur kungullin e pjekur, mjafton të prisni në copa të mëdha kungullin e madh dhe ta vini të piqet në furrë për rreth 40-45 min në 180*. E lëmë të ftohet dhe e presim në kubik, nëse duam ta përdorim për supa, rizoto, sallata, ose e kalojmë në blender për të formuar një mase kremoze nëse do ta përdorim për byrek, bukë apo kek. Kungullin e pjekur mund ta ruajmë në frigorifer në ngrirje deri në 2 muaj dhe ta përdorim kur të dëshirojmë

Recipe by Mandarina at http://mandarina-yum.com/sq/supe-kungull-dhe-kerri/