Supë me kungull dhe kerri

Supe me kungullKungulli është sinonim i vjeshtës. E shohim ngado që në fillim të tetorit, në tregun e fruta-perimeve, si dekorues nëpër dyqane e shtëpi apo në menunë e restoranteve. Gatimet me kungull janë pafund : byrek me kungull, biskota me kungull, kek me kungull, pure kungulli, sallatë me kungull, rizoto me kungull dhe sigurisht edhe supë me kungull.

Supa në fakt nuk është ndër gatimet e mia të preferuara, por kjo supë e thjeshtë me kungull dhe keri më pëlqen shumë.

Koha e përgatitjes : 30 min

Përbërësit

Për 4-5 persona

  • 4 kupa kungull të madh të pjekur të prerë në kubik
  • 1 qepë mesatare
  • 1 lugë gjelle (tbs) vaj ulliri
  • 3 kupa ujë
  • 1 kupë qumësht
  • 1 lugë gjelle (tbs) pluhur kerri (curry powder)
  • 1/2-3/4 lugë gjelle (tbs) kripë
  • 1/2 lugë çaji (tsp) piper
  • Pak fara kungulli të pjekura
  • Majdanoz i freskët i prerë imët
  • Pana për ta servirur

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Supe me kungull

Përgatitja

Grijmë qepën dhe e kavërdisim në vaj ulliri deri sa të ketë marrë ngjyrë të artë. Më pas shtojmë kubiket e kungullit të pjekur. I kavërdisim bashkë me qepën për rreth 5 min.

Shtojmë ujin, qumështin, pluhurin e kerrit dhe i lëmë të ziejnë të gjitha bashkë.

Në momentin që ka arritur pikën e vlimit e heqim nga zjarri dhe e kalojmë në blender deri sa të krijohet një masë kremoze homogjene.

Në fund shtojmë kripë dhe piper.

Mund ta servirim me pak pana, fara kungulli të qëruara e të pjekura dhe majdanoz të grirë imët sipër.

Shpejt, thjesht, shëndetshëm 🙂

*Shënim : Për të përgatitur kungullin e pjekur, mjafton të prisni në copa të mëdha kungullin e madh dhe ta vini të piqet në furrë për rreth 40-45 min në 180*. E lëmë të ftohet dhe e presim në kubik, nëse duam ta përdorim për supa, rizoto, sallata, ose e kalojmë në blender për të formuar një mase kremoze nëse do ta përdorim për byrek, bukë apo kek. Kungullin e pjekur mund ta ruajmë në frigorifer në ngrirje deri në 2 muaj dhe ta përdorim kur të dëshirojmë

Supe me kungull

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje