• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
  • Skip to primary sidebar
  • Skip to footer

Mandarina

Happiness is homemade

  • Kreu
  • Receta
    • Shpejt & thjesht
    • Të ëmbla
    • Të shëndetshme
    • Tradicionale
    • Të kripura
    • Pije
    • Të tjera
  • Bashkepunime
  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • English
  • Shqip
  • Nav Social Menu

    • Facebook
    • Instagram
    • Pinterest
    • Twitter

Supë domateje me vezë poshe – një pjatë fantastike verore

22 Maj, 2017 By Mandarina Leave a Comment

Një nga gjërat më të bukura të blerjes së një shtëpie të re ka qenë njohja me njerëz të rinj të profileve te ndryshme, që na ndihmuan ta bëjmë shtëpinë një vend të këndshëm e të dashur.

Një nga këta personazhe interesante ishte Roni, një djalë i zhurmshëm e plot energji i cili na ndihmoi të montonim mobiljet. Një nga punët e shumta që Roni kishte bërë ishte kuzhinier në një restorant të vogël peshku, dhe pasi filluam të flisnim gjatë për gatimin biseda ngeci te supa me domate me vezë poshe sipër. Ideja mu duk fantastike, si nuk e kisha menduar më parë.

Shija e supës me domate bëhet edhe më fantastike kur bashkohet me vezën poshe të gatuar lehtë. Dhe pjata kalon nga një supë e thjeshtë në një vakt të plot. Është e shkëlqyer për darke ose për drekë shoqëruar nga një sallatë e bukë integrale.

Vera është momenti më i përshtatshëm për ta gatuar këtë supë duke qenë se domatet janë në kulmin e tyre dhe të gjithë jemi në kërkim të vakteve të lehta. Nëse doni receta të tjera të thjeshta dhe të shpejta mund të gjeni shumë zgjedhje në blog.

Supe domateje

Supe domateje me veze poshe
Print

Supë domateje me vezë poshe

Author ejona

Yield 4-6

Ingredients

Për supën

  • 1 qepë e vogël
  • 2 speca të kuq
  • 4-5 domate mesatare (mund të zgjidhni mes varieteteve të domateve që iu pëlqejnë)
  • 2 kupa ujë
  • 1 lugë gjelle pastë domateje (opsionale)
  • Kripë
  • Piper
  • ½ lugë çaji kumin pluhur (opsionale)
  • ½ lugë çaji spec djegës i tharë (opsionale)
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ kupë krem qumështi (pana gatimi)

Për vezët

  • 4 vezë
  • Ujë për të gatuar vezët
  • 1 lugë caji uthull

Instructions

Përgatitja

  1. Prisni qepën në copa të imta dhe lëreni mënjanë.
  2. Pastroni dhe prisni specat në copëza të vogla.
  3. Hiqini lëkurën patateve dhe pritini në copa mesatare dhe vendosini mënjanë.
  4. Në një tenxhere mesatare gatuani qepën me pak vaj ulliri deri sa të humbasi ngjyrën e të bëhet disi transparente.
  5. Shtoni specin dhe gatuajeni për 2-3 minuta të tjera.
  6. Shtoni domatet dhe gatuajini për 10-15 minuta.
  7. Shtoni pastën e domateve dhe ujin dhe vendosini të ziejnë (zierja duhet të jetë e butë), për rreth 30 minuta.
  8. Ndërkohë që supa po gatuhet filloni të përgatisni vezët poshe një e nga një.
  9. Në një tigan të thellë, ose tenxhere të vogël vendosni ujin të ziej (soba duhet të jetë ndezur në nxehtësinë mesatare).
  10. Pasi uji ka filluar të lëshoj bulëza të vogla, pa mbërritur pikën e vlimit shtojmë pak uthull.
  11. Hapim vezët një e nga një dhe i hedhim në një enë të vogël p.sh. një filxhan çaji.
  12. Mundohemi të krijojmë një vorbull uji ne tiganin me ujë ku do hedhim vezën. Me pas hedhim vezën duke u kujdesur që e bardha të jete e para që bie në kontakt me ujin e nxehtë. E lëmë vezën në ujë për 2-3 minuta nëse duam ta gatuajmë pak ose 4 minuta nëse e duam më kompakte. Më pas e heqim nga uji dhe e vendosim mbi një pjatë me letër kuzhine në mënyrë që të thithi ujin. Sipër i shtojmë kripë dhe piper.
  13. E përsërisim proçesin për të gjitha vezët.
  14. Pas rreth 30 minutash hiqeni supën nga zjarri dhe bëjeni krem me një blender dore.
  15. Shtoni vajin e ullirit, kripë, piper, specin djegës dhe kumin.
  16. Ndajeni supën në enët që do ta shërbeni dhe shtoni vezën poshe sipër.

Notes

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

 

Të afërta

Filed Under: Receta, Të kripura, Të shëndetshme, Të shpejta & të thjeshta Tagged With: receta per supe, receta te shpejta, receta te thjeshta, si te pergatisim supe me domate, si te pergatisim veze poshe, supe, supe e thjeshte, supe me domate, supe me perime, veze ne kemishe, veze poshe

Previous Post: « Mini-kekë me kakao, çokollatë dhe miell thekre
Next Post: Si të gatuajmë krem pastiçerie – receta bazë »

Reader Interactions

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Primary Sidebar

Follow me on Instagram

Welcome to Mandarina Yum!

mmMy name is Ejona Varangu and I am a full time researcher in the telecommunication industry, and part time food blogger. I blog from a small apartment in Tirana, Albania, where I live with my better half and our two cats Weirdo and Pixel.

I started cooking in late 2013, when I decided to live alone, and I missed the great homemade dishes that my mum prepared, before that, I couldn’t even boil an egg by myself. Little by little I started experimenting with new ingredients and techniques and I loved every single minute of it. Find out more…

My Favorites

Popovers

Popovers

French toast

Tost francez

kos

Maratona eshte me pak se 1 jave larg, a po ushqeheni si duhet?

Pite e mbushur

Pite e mbushur

Pite – pёr tё dielat e pёrgjumura e plot me kujtime nga fёmijёria

Lazanja me perime

Lazanja si pёr tё dielё

Smoked trout salad

SALLATË E THJESHTË ME TROFTË TË TYMOSUR – Bake my Day Happy gatuan pËr lexuesit e Mandarina

Footer

Follow Me on Instagram

Instagram did not return a 200.

Mandarina-Yum · Copyright © 2015-2018 · All Rights Reserved | Made by Dritan Pecini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.Accept Read More
Privacy & Cookies Policy
Necessary Always Enabled