Smoothie me pjeshkë dhe turmerik është një mënyrë e shkëlqyer për të nisur me energji ditët e verës.
Sekreti, për një shije fantastike është të zgjidhni pjeshkë të pjekura mirë e me lëng.
Përveç pjeshkëve, unë shtova banane për ëmbëlsi, tërshërë për fibra, fara çia për yndyrna të mira dhe turmerik për efektin e tij antiinflamator. Nëse e preferoni më të ëmbël, mund ti shtoni pak mjaltë ose shurup panje.
Nëse jeni kurioz të provoni receta të tjera për smoothie mjafton të klikoni këtu.
Koha : 5 min
Përbërësit :
Për 2 persona
- 3/4 kupë qumësht
- 1/2 kupë kos
- 2 pjeshkë mesatare të pjekura mirë
- 1 banane mesatare
- 1 lugë çaji (tsp) turmerik
- 3 lugë gjelle (tbs) tërshërë
- 1 lugë gjelle (tbs) fara çia
- 1 lugë çaji (tsp) mjalt ose shurup panje
- Disa kuba akulli
Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml
Përgatitja
- Vendosini të gjithë përbërësitë në blender dhe bluajini për 1-2 min.
- Hidheni nëpër gota dhe shijojeni.
Ky smoothie është pak i mpiksur, kështu që nëse e doni më të lëngshëm mund të shtoni pak ujë ose qumësht.
Ju bëftë mirë 🙂
Lini një Përgjigje