Smoothie me portokalle dhe mango

Sunny smoothieKëtë vit do të postoj shumë receta të shëndetshme, duke përfshirë edhe kombinime të ndryshme për smoothie. Fillova stërvitjen për maratonën e Romës, që është në datën 10 Prill, dhe gjatë kësaj kohe duhet të konsumoj sa më shumë ushqim të pasur në vlera ushqyse, që të më jap sa më shumë energji për ditën e maratonës.

Dita e parë e vitit filloi me këtë smoothie, me ngjyrë dielli 🙂 Portokallet dhe mango i japin smoothie-t një ngjyrë fantastike të verdhë në portokalli, ndërkohë që banania e bën kremoz dhe të ëmbël. Shtova gjithashtu lëngun e një gjysëm limoni për pak më shumë vitamin C dhe ca arra për më shumë proteina dhe yndyrna të mira.

Koha : 5 min

Përbërësit :

Për 2 persona

  • 2 portokalle mesatare (lëngu i tyre)
  • 1/2 limon mesatar (lëngu)
  • 1/2 mango mesatare e prere ne kubik
  • 1 banane mesatare e prerë ne feta
  • 3 arra të qeruara
  • 1 kumbull e tharë e prerë imët
  • Opsionale : fara të ndryshme të pjekura pak për t’ia shtuar sipër ose pak mjaltë apo shurup panje për ti shtuar ëmbëlsinë

 Përgatitja

  1. Vendosini të gjithë përbërësit në blender dhe lërini për 2-3 min në shpejtësi mesatare.
  2. Ndajeni në gotat që do shërbehet dhe shtoni farat ose mjaltin/shurupin e panjës sipas deshirë

Thjesht, shpejt, shëndetshëm, shijshëm

Lini një Përgjigje