Smoothie me portokall me shegë

IMG_7731Një smoothie fantastik me përbërësit e stinës plus turmerik dhe piper të kuq për ta bërë edhe më interesant në shije, edhe më të shëndetshëm.

Për 2 persona 

Përbërësit 

  • Lëngu i 3 portokalleve mesatar me shegë
  • Lëngu i një limoni
  • 2 portokalle të plotë me shegë, të qëruar
  • 1 banane mesatare
  • 1/2 lugë caji (tsp) turmerik pluhur
  • 1/3 lugë caji (tsp) piper i kuq
  • 2 lugë gjelle (tbs) fara luledielli të qëruara
  • 1/3 kupë kuba akulli
  • Pak kripë
  • 1 lugë caji (tsp) fara lulëkuqeje

 Përgatitja

  1. Vendosini të gjithë përbërësit përveç farave të lulëkuqeve në blender për 2-3 min.
  2. Shtoni farat e lulëkuqeve dhe kalojini në blender për 5 sek të
  3. Hidheni në gotat që do ta shërbeni dhe shijojeni menjëherë.

Thjesht, shpejt, shëndetshem, shijshëm 🙂

Lini një Përgjigje