Smoothie me mollë – mëngjesi ideal

Smoothie me molle

Ky smoothie me mollë është thjesht fantastik. Mua më kujton shijen e ëmbëlsirave me mollë. Kombinimi i erëzave me gjalpin e kikirikut dhe ëmbëlsinë natyrale të rrushit të thatë do t’iu lër pa mend.

Eshtë i shkëlqyer nëse planifikoni të keni një dite aktive dhe ju duhen shumë energji. Si çdo smoothie tjetër, bëhet gati në pak minuta 🙂

Smoothie me molle

Për 2 persona

Koha e përgatitjes – 10 min

Përbërësit:

  • 1 mollë mesatare
  • 1/3 kupë tërshërë
  • 1/2 kupë kos
  • 1 & 1/4 kupë qumësht
  • 1/4 kupë rrush i thatë
  • 1 lugë gjellë (tbs) gjalpë kikiriku
  • Pak pluhur arrë moskati
  • Kripë
  • Kanellë

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Përgatitja :

Bashkoni të gjithë përbërësitë bashkë përveç kanellës dhe arrës së moskatit dhe kalojini në blendër për 2-3 minuta në shpejtësi mesatare.

Servireni në gota ose kavanoz dhe spërkateni me kanellë dhe arrë moskati sipër nëse dëshironi.

Shpejt, thjesht, shëndetshëm, shijshëm 🙂

Smoothie me molle

Smoothie me molle

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje