Smoothie me mjedra – i preferuari im në verë

Share

Smoothie me mjedraPërfundimisht unë i dashuroj smoothie-t, dhe kënaqem duke luajtur me kombinimin e shijeve, ngjyrave e teksturave.

Po mendoja për smoothies që kam më shumë qef, dhe vura re që kam nga një të preferuar për çdo stinë. Smoothie im i preferuar i vjeshtës është “Smoothie me mollë”, i preferuari i dimrit është “Smoothie me gjalp kikirku”, smoothie më i mirë i pranverës është “Smoothie me luleshtrydhe”, kurse në verë është ky zbulim i ri “Smoothie me mjedra”.

Ky smoothie me mjedra është shumë I lehtë, I freskët e lehtësisht i ëmbël, një dashuri.

Përbërësit

Për 2 smoothie

  • 2/3 kupë mjedra
  • 1 banane
  • ¾ kupë kos
  • ¾ kupë ujë
  • 1 lugë çaji (tsp) fara çia
  • 1 lugë gjelle (tbsp) tahini (opsional)
  • 8 kuba akulli
  • 2-3 hurma arabie të thara ose 1 lugë gjelle (tbsp.) mjaltë ose shurup panje

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Përgatitja 

  1. Vendosni në një blender gjithë përbërësit dhe bluajeni përbërjen mirë.
  2. Në fund shtoni farat çia dhe trazojeni mirë përbërjen.
  3. Hidheni në gotat që do ta shërbeni dhe shijojeni menjëherë.

Smoothie me mjedra

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje