Smoothie me luleshtrydhe dhe kos

Share

IMG_0886Sot po ndaj me ju një recete shumë të thjeshtë dhe të dashur për mua, smoothie me kos dhe luleshtrydhe.

Është shumë i shijshëm, i shëndetshëm, freskues dhe për me tepër i bukur e i thjeshte për tu përgatitur. Dy tiparet e fundit ju vijnë në ndihmë sidomos nëse jeni prindër që po përpiqeni të mbani fëmijët e vegjël larg lëngjeve të frutave plot sheqer. Fëmijët kanë dëshirë të konsumojnë gjëra që i kanë përgatitur vete si dhe vdesin për ngjyrat e forta. Shpenzoni rreth 5 minuta në kuzhinë me ta, lërini të presin luleshtrydhet, ose te paktën ti vendosin përbërësit në blender dhe të shohin se si përbërja shndërrohet në një lëng rozë, shumë të bukur e të shijshëm.

Në fund do vëreni që i kanë harruar pijet e gatshme dhe mezi do presin të shijojnë atë që kanë përgatitur vete

Koha e përgatitjes – 5 minuta

Përbërësit

Për 3 persona

  • 500 g kos
  • 300 g Luleshtrydhe (të pastruara dhe të prera në copa të mëdha)
  • 1 lugë gjelle mjaltë (mund të shtoni dhe më shumë nëse e preferoni më të ëmbël)
  • Pak vanilje ose sheqer me vanilje

Përgatitja

I kalojmë të gjitha në blender deri sa masa të bëhet homogjene. Mund ta konsumoni menjëherë, por unë ju këshilloj ta lini ne frigorifer për rreth 2 orë, pasi është më e freskët dhe shijet janë bashkuar më mirë me njëra tjetrën.

Thjesht, shpejt, shëndetshëm, shijshëm

Shënim

Luleshtrydhet mund ti zëvendësoni me manaferra apo fruta te tjera pylli sipas dëshirës.

IMG_0880

 

Lini një Përgjigje