Smoothie me gjalp kikiriku

Në Tiranë është një bar, “Funky moustache” ku bëjnë smoothie fantastik me gjalp kikiriku. Një version të ngjashëm me këtë recetë e provova pikërisht atje. Më pëlqeu aq shumë, sa doja patjetër ta përgatisja në shtëpi, ndaj e konsumova avash-avash duke u përpjekur të kuptoja përbërësit. Nuk e di sa afër recetës së “Funky Moustach” është në të vërtetë versioni im për smoothie me gjalp kikiriku, ama shija është po aq e mirë.

Gati për 5 min

Përbërësit

Për 2 persona

  • 1 banane
  • 1 e 1/2 kupa qumësht
  • 2 lugë caji (tsp) mjalt
  • 2 lugë caji (tsp) gjalp kikiriku
  • 3 lugë gjelle (tbs) tërshërë
  • 1/2 lugë caji (tsp) tumerik
  • 1/2 lugë caji (tsp) kanellë
  • 1/3 kupë kuba akulli
  • Pak fara susami të zi për ti shtuar sipër

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

 Përgatitja

  1. Vendosini të gjithë përbërësitë në një blender, përvec farave të susamit dhe bluajini për pak minuta (2-3 min)
  2. Hidheni në gotat që do ta shërbeni dhe shtoni pak fara susami të zi

Thjesht, shpejt, shëndetshem, shijshëm.

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje