Smoothie e gjelbër

Go green smoothieKy super smoothie, në ngjyrë të gjelbër është shumë i shijshëm dhe i thjeshtë për tu përgatitur. Ështe plot me vlera ushqyese, vitamina nga frutat e perimet, fibra dhe yndyrna të mira nga farat. Mua më pëlqen pak i athët, por nëse nuk i keni qejf gatimet e athëta, mund të shmangni limonin dhe të shtoni pakëz mjalt.

Gati për 5 minuta

Përbërësit

Për 2 persona

  • 1 banane
  • 4 kivi
  • Lengu i 2 portokalleve mesatar
  • 2 duar të plota me spinaq të freskët të pastruar
  • 2 lugë gjelle (tbs) fara luledielli
  • Lëngu i një gjysëm limoni
  • Pak kripë
  • 1/3 kup kuba akulli

 Përgatitja

  1. Vendosini të gjithë përbërësit në blender për 2-3 minuta
  2. Hidheni në gota dhe shërbejeni menjëherë

Thjesht, shpejt, shëndetshëm, shijshëm.

Go green smoothie

Lini një Përgjigje