Vjeshta është stina ime e preferuar për hiking, kështu që nuk mund të lija pa ndarë me ju recetën time për shufrat energjike e krokante me granola. I mora me vete në një fundjavë të gjatë intensive hiking dhe të gjithë miqtë e mi i shijuan shumë.
Shufrat energjike, krokante me granola janë të ëmbëlsuara vetëm me mjaltë ose shurup panje, dhe marrin një shije fantastike prej tahinit. Nëse nuk iu pëlqen tahini mos u shqetësoni, zëvendësojeni me gjalpin arror që preferoni.
Mua më pëlqen ti shtoj edhe kardamom pluhur për një prekje pakëz pikante, por nëse nuk iu gjendet, ose nuk iu pëlqen mund ta bëni edhe pa të.
Shufra energjike e krokante me granola (granola bars)
Prep
Cook
Total
Yield 16 shufra energjike
Shufra energjike e krokante me granola (granola bars) jane shume te thjeshta per tu pergatitur e plot me vlera ushqyese.
Ingredients
- 1 kupë tërshërë petë
- ¾ kupë miell tërshëre
- 2/3 kupë arrë kokosi e tharë dhe e grirë
- 1/3 kupë mel i pagatuar (opsional)
- ½ kupë fruta të thara (rrush të thatë, hurma arabie, qershi të thata etj)
- 1/3 kupë fara luledielli
- 1/3 kupë fara kungulli
- ¼ kupë tahini
- 1/3 kupë vaj kokosi (mund ta zevendesoni me vaj ulliri ose luledielli)
- 1/3 kupë shurup panje (ose mjaltë)
- ½ lugë çaji (tsp) kripë
- ½ lugë çaji (tsp) kanellë
- 1 lugë çaji (tsp) kardamom pluhur (opsional)
Instructions
- Parangrohni furrën në 170 gradë celsius.
- Bashkoni gjithe përbërësit e thatë në një enë.
- Ngrohni vajin e kokosit deri sa të kthehet tërësisht në gjendje të lëngshme
- Shtoni tahinin dhe shurupin e panjës dhe miksojeni mirë.
- Bashkoni përbërësit e thatë me të lagësht dhe shtrojeni brumin e formuar në një tavë pjekjeje 20x20 cm.
- Piqeni në furrë të parangrohur për rreth 25-30 min ose deri sa masa të marrë ngjyrë të artë sipër e kafe të lehtë në anë.
- Lëreni të ftohet plotësisht para se ti prisni.
- Ruajini të mbyllura hermetikisht për maksimumi 2 javë.
Notes
1 kupe = 240 ml
Kjo eshte nje recete vegane.
Lini një Përgjigje