Sallatë frutash me mjalt dhe fara lulëkuqesh 

Share

Sallate frutashKur vendosa të shkruaja këtë recetë, kisha dyshime, pasi është aq e thjeshtë sa në të vërtëtë nuk ka nevojë për një recetë. Gjithësesi, duke qenë se frutat janë magjike, të bukura, të shijshmë, plot me vlera ushqyese, mendova, pse jo të shkëmbejmë disa mendime në lidhje me konsumin e tyre.

Unë preferoj sallatat e frutave krahasuar me frutat, pasi në këtë mënyrë mund të konsumoj më shumë lloje frutash, dhe mund të pasuroj shijen e tyre me një kombinim të thjeshtë mjalti dhe limoni. Kjo salcë e thjeshtë me mjaltë dhe limon i ruan frutat nga oksidimi, kështu ato nuk do të nxihen pasi ti keni prerë.

Mua më pëlqen ti shtoj dhe pak fara lulëkuqesh që e bëjnë sallatën edhe më interesante, por kjo është opsionale, pra nëse nuk iu gjënden ose nuk iu pëlqejnë mund të mos ia hidhni.

Zakonisht, pasi e kam përgatitur sallatën e frutave, e ndaj në kavanoza të vegjël me mbyllje hermetike. Në këtë mënyrë, janë gati të ndara në porcione, dhe mund ti merrni lehtësisht me vete për ti konsumuar gjatë kohës që jeni jashtë shtëpisë. Kjo formë është ideale edhe për fëmijët, pasi mund t’ia jepni me vete në shkollë.

Sallate frutash

Pëbërësit

 Fruta të ndryshme sipas dëshirës. Unë zgjodha :

  • 1 pjeshkë
  • 15 luleshtrydhe
  • ½ kupë mjedra
  • 4 kajsi
  • 1 kupë qershi të cilave i hoqa bërthamën
  • 1 limon të vogël, ose ½ limon mesatar
  • 2 lugë gjelle mjalt
  • 1 lugë caji fara lulëkuqesh (opsionale)

Përgatitja 

  1. Në një tas të vogël shtoni lëngun e limonit, pak lëkurë limoni, mjaltin dhe farat e lulëkuqeve. Pritini frutat në copa të mëdha dhe vendosini në një tas të madh.
  2. Shtojini sipër salcën me mjalt, limon dhe fara lulëkuqesh dhe trazojini mirë.
  3. Vendosini frutat në kavanoze të vegjël me mbyllje hermetike dhe lërini të ftohen për të paktën gjysëm ore.
  4. Sallatën e frutave mund ta ruani në frigorifer në një enë hermetike për rreth 2-3 ditë.

Sallate frutash

Sallate frutash

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje