Print
Sallate me trofte te tymosur

SALLATË E THJESHTË ME TROFTË TË TYMOSUR

Prep

Inactive

Total

Yield 2 persona

Ingredients

PËRBËRËSIT

Për sallatën:

Për vajin e sallatës:

Instructions

1. Fillimisht marinojmë fileton e peshkut pasi duhet lënë të marinohet gjatë natës. Pastroni mirë fileton nga halat e peshkut dhe thajeni me nje letër kuzhine.

2. Në një tas të vogël bashkoni sheqerin, kripën, lëkurat e limonit dhe koprën të cilën e keni copëtuar më parë. Mbuloni fileton e peshkut me këtë përzierje dhe shtoni edhe kokrrat e piperit. Mbulojeni pjatën me qese transparente dhe vendoseni në frigorifer të marinohet për gjithë natën.

3. Ditën tjetër, me një thikë hiqni marinadën nga pëshku. Priteni diagonalisht në fileto të holla duke përdorur një thikë shumë të mprehtë. Do vëreni që marinimi e ka forcuar disi tulin e peshkut, ndaj do e keni të lehtë ta prisni.

4. Vendosni disa tufa rozmarine në një tas të thellë, ndizeni rozmarinën deri sa të fillojë të lëshojë tym (përdorni rozmarinë të thatë për këtë proces). Shpejt e shpejt vendosni mbi pjatë shkopat e shishqebapit sipër pjatës e më pas filetot e peshkut. Mbulojeni me një tas të thellë në mënyrë që ta mbani tymin brenda. Lerini të tymosen për 1 minutë

5. Në një pjatë të madhe hidhni sallatën mikse, domaten dhe kungulleshkën e pjekur. Vendosni të gjithë përbërësit e vajit të sallatës në një kavanoz qelqi dhe tundeni mirë që të bashkohen shijet. Marinoni sallatën dhe mbi të vendosni filetot e peshkut dhe farat e lulediellit.

6. Servireni me një gotë vere të bardhë të ftohtë.

Notes

Shënim: Nëse nuk arrini dot ta tymosni peshkun mund ta konsumoni edhe thjesht të marinuar. Gjithashtu, për të evtuar helmimin nga ushqimi, sigurohuni që peshku të jetë vertet I freskët, mund dhe ta ngrini në frigorifer për 24 orë para konsumit.

Recipe by Mandarina at http://mandarina-yum.com/sq/sallate-e-thjeshte-me-trofte-te-tymosur/