Salcë karameli e bërë në shtëpi

Salca e karamelit është një salcë e ëmbël në ngjyrë të artë në kafe që përftohet nga gatimi i sheqerit me gjalp dhe krem qumështi. Është salca perfekte për ta hedhur mbi kekë, cheesecake, akullore, për të mbushur kupëzat e çokollatës apo thjesht për ta ngrënë me lugë kur iu ka shkuar mendja për diçka të ëmbël :p

Është shumë e thjeshtë për tu përgatitur dhe mund të rezistoj në frigorifer për rreth 3 javë, nëse ruhet e mbyllur mirë në një enë qelqi (mjafton ta lini të arrij në temperaturë ambienti para se ta konsumoni, ose ta vendosni disa sekonda në mikrovalë).

Salca e karamelit kërkon vetem 3 përbërës për tu përgatitur : sheqer, gjalp dhe krem qumështi. Proçesi i përgatitjes është shumë i thjeshtë, iu duhet vetëm të bëni kujdes kur karamelizoni sheqerin pasi arrin temperaturë të lartë gjatë karamelizimit dhe kur të hidhni kremin e qumështit përbërja do të fryhet e mund t’iu sperkas e të digjeni. Kjo nuk duhet t’iu tremb, mjafton të tregoheni të kujdesshem e ta përgatisni salcën në një tigan me anë të larta.

 Përbërësit

  • 1 kupë sheqer
  • ¾ kupë krem qumështi (jo të ëmbël)
  • 80 gr gjalp
  • Pak kripë

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Përgatitja

  1. Shkrijmë sheqerin dhe e lëmë të karamelizohet e të trashet në zjarr të avashtë, duke u kujdesur që të mos digjet.
  2. Shtojmë gjalpin pjesë-pjesë deri sa të përthithet nga sheqeri i karamelizuar.
  3. Ngrohim kremin e qumështit në një enë tjetër dhe më pas e shtojmë në përzierjen e gjalpit me sheqerin deri sa të krijohet një përbërje homogjene.
  4. Në fund shtojmë edhe kripën dhe e perziejmë mirë.
  5. E lëmë salcën të ftohet dhe më pas e ruajmë në enë qelqi me mbyllje hermetike në frigorifer. E nxjerrim disa orë përpara servirjes që të arrij temperaturën e ambientit në momentin që do ta përdorim.

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje