Qofte me spinaq

Share

IMG_0667

Kjo është një recetë e thjeshtë dhe shumë e shëndetshme që unë e kam tek të preferuat e mia. Ështe nga ato pjata që vihen në mes të tavolinës dhe të gjithë mund ta provojnë nga pak, edhe pse shumë herë për mua është një vakt i plotë. Mjafton ti shtosh një salcë interesante dhe një drekë apo darkë e lehtë verore është gati.

Koha e përgatitjes : 50 min

Përbërësit

Për 12-15 qofte

Qofte me spinaq

  • 1/2 kg spinaq
  • 1 lug gjelle (tbs) kumin
  • 1 qepë mesatare
  • 2 vezë
  • 1/3 – 2/3 kup bukë e e thekur e thërrmuar
  • Kripë
  • Piper
  • 3 lugë gjelle (tbs) vaj ulliri
  • 1 kup mente/nenexhik i freskët
  • 50 gr djath i bardhë dhie
  • 1 tufë e vogël kopër
  • 1 tufë e vogël majdanoz
  • Opsionale – 1 spec i kuq

Salca me kos

  • 1 & 1/3 kupë kos grek (në mungesë mund të përdorni salcë kosi)
  • 1 lugë gjelle (tbs) vaj ulliri
  • 2-3 lugë gjelle fara të përziera (fara susami, fara lini, fara luledielli)
  • Kripë
  • Piper

Përgatitja

Qofte me spinaq

  1. Lajmë mirë spinaqin, i heqim bishtat dhe e copëtojmë shumë imë
  2. Po kështu pastrojmë dhe presim menten, koprën dhe majdanozin. I përziejmë të gjitha jeshilet bashkë.
  3. Pastrojmë dhe presim në copëza të vogla specin, nëse do ta pë
  4. Presim shumë imët qepën dhe e kavërdisim mirë në vaj ulliri (1 lugë gjelle) në zjarr mesatar. Shtojmë kumin dhe e kavërdisim edhe për rreth 30 sekonda.
  5. Ndërkohe shtojmë jeshilet dhe specin dhe i lëmë pak minuta në zjarr me qepën në mënyrë që të humbasin pak volum.
  6. Pasi jeshilet kanë humbur disi volumin i heqim nga zjarri dhe i lëmë të ftohen për pak minuta. Shtojmë bukën e thekur, djathin e thërrmuar, kripën, vajin e ullirit dhe piperin dhe i përziejmë mirë deri sa masa të bëhet homogjene. Në fund shtojmë dy vezët e rrahura dhe e perziejmë sërish të gjithe masën deri sa të bëhet homogjene.
  7. Formojmë toptha të vegjël me ndihmën e një luge akulloreje dhe i vendosim të piqen në furrë të nxehtë në 200 gradë për 20-25 min.

Salca me kos

I përziejmë të gjithë përbërësit së bashku dhe salca është gati.

Thjesht, shpejt, shëndetshëm, shijshëm.

Spinach balls 1_edited

Lini një Përgjigje