Sa herë që më duhet të përgatis një ëmbëlsirë të shpejt, të ngre humorin, apo të përgatis diçka që të gjithë e pëlqejnë, receta e këtij pudingu me çokollatë më vjen në ndihmë.
Ka një teksturë super kremoze e një shije të fortë çokollate, së cilës nuk i rezistoj dot.
Për më tepër ju duhet vetëm një tenxhere e vogël e thellë, si dhe pak përbërës që me siguri të gjithë i keni në shtëpi.
Zakonisht e shërbej këtë puding me çokollatë me arra, bajame, lajthi, ose stika sipër, granola është gjithashtu një shtesë shumë e mirë, ose fruta si luleshtrydhet apo mjedrat që balancojnë shijen e fortë të çokollatës. E kam përdorur disa herë edhe për të mbushur tartat dhe kombinohet shkëlqyer.
Puding me çokollatë
Prep
Cook
Total
Yield 4 persona
Ingredients
Përbërësit
- 1/2 kupë krem qumështi (pana, e pa ëmbëlsuar)
- 1 & 1/2 kupë qumësht
- 2 lugë gjelle kakao
- 1/3-1/2 kupë sheqer kaf (në varësi të ëmbëlsisë që preferoni)
- 100 g çokollatë e zezë
- Pak fare kripë
- 3 të verdha veze
- 3 lugë gjelle niseshte
Instructions
Përgatitja
- Në një tenxhere të vogël e të thellë, bashkoni qumështin me niseshtenë, deri sa niseshteja të jetë tretur në qumësht.
- Shtoni sheqerin, kripën dhe vezët dhe miksojeni mirë përbërjen.
- Shtoni kakaon, idealisht siteni, si dhe çokollatën .
- Vendoseni tenxheren në zjarr mesatar dhe gatuajeni për rreth 15-20 minuta, ose deri sa përbërja të filloj të trashet. Kini kujdes ta përzieni vazhdimisht gjatë gjithë kësaj kohe.
- Në momentin që pudingu është gati, ndajeni në enët ku do ta shërbeni dhe shijojeni. Eshtë zgjedhja juaj nëse do ta konsumoni të ngrohtë ose të ftohtë.
Notes
Shënim : 1 kupë= 1 filxhan/gotë me volum 240 ml
Lini një Përgjigje