Panna Cotta (Puding me krem qumështi) në tre mënyra – receta bazë

Share

Panna cottaPuding me krem qumështi (Panna Cotta)
Pudingu me krem qumështi, “Panna cotta” është një ëmbëlsirë klasike italiane. Në fakt emri, i përkthyer fjalë për fjalë do të thotë “krem qumështi i gatuar”, dhe është praktikisht krem qumështi i ëmbëlsuar i cili ngurtësohet me xhelatin. Shkon shumë me fruta të freskëta, salcë frutash apo reçel. Përbërja është shumë kremoze dhe mund të aromatizohet me rum, kafe, vanilje, matcha apo përbërës të tjerë, për ta bërë edhe më interesante e të veçantë.

Përveç recetës bazike të pudingut me krem qumështi (panna cotta) po sjell edhe dy kombinime që une i kam shumë qef, njëri me matcha dhe tjetri me pure manaferrash.

Koha e përgatitjes – 30 minuta

Përbërësit për pudingun me krem qumështi

Për 5 persona

  • 200 ml qumësht
  • 400 ml krem qumështi (panna)
  • 1/3 kupë sheqer(sipas deshires)
  • 4 gr xhelatin fletë
  • 1 lugë gjellë (tbs) fara lulëkuqeje
  • Pak vanilje

Përbërësit për pudingun me krem qumështi dhe matcha

Përbërësit për pudingun e thjeshtë + 1 lugë gjelle (tbsp.) matcha

Përbërësit për pudingun me krem qumështi

Përbërësit për pudingun e thjeshtë

1/2 kupë manaferra

¼ kupë sheqer

Përgatitja për pudingun me krem qumështi

  1. Për përgatitjen e pudingut me krem qumështi (panna cotta) si fillim vendosim xhelatinen në ujë të ftohtë që të zbutet. Ndërkohë ngrohim kremin e qumështit me qumështin dhe sheqerin. Pasi masa është ngrohur mirë shtojmë vaniljen dhe xhelatinën e zbutur. I përziejmë në temperaturë të ulët deri sa xhelatina të jetë shkrirë plotësisht. Shtojmë farat e lulëkuqes nëse po i përdorim dhe e përziejmë sërish.
  2. E shpërndajmë kremin në enën ku do ta servirim dhe e lëmë të ftohet mirë. Pasi është ftohur plotësisht e vendosim në frigorifer për minimumi 12 orë.
  3. E servirim me reçel sipër nëse dëshirojmë.

Përgatitja për pudingun me krem qumështi dhe matcha

  1. Për përgatitjen e pudingut me krem qumështi (panna cotta) si fillim vendosim xhelatinen në ujë të ftohtë që të zbutet. Ndërkohë ngrohim kremin e qumështit me qumështin, matcha-n dhe sheqerin. Pasi masa është ngrohur mirë shtojmë vaniljen dhe xhelatinën e zbutur. I përziejmë në temperaturë të ulët deri sa xhelatina të jetë shkrirë plotësisht.
  2. E shpërndajmë kremin në enën ku do ta servirim dhe e lëmë të ftohet mirë. Pasi është ftohur plotësisht e vendosim në frigorifer për minimumi 12 orë.
  3. E shërbejmë të ftohtë.

Përgatitja për pudingun me krem qumështi dhe manaferra

  1. Për përgatitjen e pudingut me krem qumështi (panna cotta) si fillim vendosim manaferrat te gatuhen me 1/3 kupë sheqer për rreth 15-20 minuta, ose deri sa të zbuten.
  2. Ndërkohë vendosim xhelatinën në ujë të ftohtë që të zbutet.
  3. Në një enë tjetër e ngrohim kremin e qumështit me qumështin, dhe pjesën tjetër të sheqerit. Pasi masa është ngrohur mirë shtojmë vaniljen dhe përbërjen me manaferra.
  4. Këtë përbërje e kalojmë në blender dhe e bluajmë shumë shumë mirë, në mënyrë që të shmangim sa më shumë kokrrizat e forta të manaferrave.
  5. Këtë masë mund ta kalojmë në një sitë që të sigurohemi që përbërja do jetë pa kokrriza. Unë nuk e ndjek këtë hap, pasi manaferrat më pëlqejnë shumë pikërisht prej kokrrizave të tyre.
  6. Në fund kësaj përzierje i shtojmë xhelatinën e zbutur. I përziejmë mirë deri sa xhelatina të jetë shkrirë plotësisht.
  7. E shpërndajmë kremin në enën ku do ta servirim dhe e lëmë të ftohet mirë. Pasi është ftohur plotësisht e vendosim në frigorifer për minimumi 12 orë.
  8. E shërbejmë të ftohtë.

Panna cotta

Panna cotta

Panna cotta

Lini një Përgjigje