Puding me kakao dhe fara çia

Share

Puding me kakao, njam, njam… nëse nuk do kishte aq shumë kalori do ta konsumoja çdo ditë. Në fakt, pudingun me kakao me fara çia mund ta konsumojme pa frike çdo dite.

Eshtë super përpara ditëve kur keni vendosur të bëni aktivitet fizik me orë të gjata, të tipit biciklet apo ecje në natyre, se është shumë i lehtë në tretje dhe ju jep shumë energji.

Përbërësit

Për 1 person

  • 1 lugë gjelle (tbs) tërshërë që gatuhet shpejt
  • 3 lugë gjelle (tbs) fara çia (kia/chia)
  • 3/4 kupë qumësht
  • 1 lugë gjelle (tbs) kakao
  • 1 lugë caji (tsp) mjaltë ose shurup panje
  • Pak kripë

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Përgatitja

Përzieni të gjithë përbërësitë dhe vendosini në një enë të mbyllur në frigorifer përgjatë gjithë natës.

Në mëngjes nxireni nga frigoriferi dhe konsumojeni direkt ose nëse doni një përbërje edhe më homogjene bluajeni me një blender dore për pak sekonda.

Shpejt, thjesht, shëndetshëm, shijshëm.

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje