Print
pispili

Pispili - një nga gatimet më të mira të traditës shqiptare

Ingredients

Përbërësit

Instructions

Përgatitja

  1. Pastroni dhe prisni hollë qepët e njoma, spinaqin, koprën e majdanozin dhe vendosini në enë të veçanta.
  2. Në një enë të thellë gatuani qepët e njoma me 1 lugë gjelle vaj ulliri për 10-15 min.
  3. Shtoni spinaqin dhe lëreni të gatuhet për rreth 10 minuta të tjera.
  4. Ndërkohë ngrohni furrën dhe përgatsni enën ku do piqni pispilinë, duke e lyer me pak vaj ulliri në mënyrë që të mos ngjisë.
  5. Kontrolloni përbërjen e qepës dhe spinaqit që po gatuhet, nëse e ka thithur shumicën e lëngjeve, Nëse jo, lëreni të gatuhet edhe për 5-10 min të tjera.
  6. Shtoni majdanozin dhe koprën e prerë hollë dhe përziejeni përbërjen mirë.
  7. Shtoni polentën, djathin e bardhë të thërrmuar, kripën dhe piperin dhe përziejeni sërish.
  8. Në fund shtoni 5 lugë gjellë vaj ulliri dhe trazojeni që të përhapet në gjithë përbërjen.
  9. Hidheni masën në tepsine e parapërgatitur dhe piqeni për 30-40 min.
  10. Nxirreni nga furra dhe lëreni të ftohet pak në tepsi për 15-20 min, pastaj priteni dhe servireni me kos.

Ju bëftë mirë.

Notes

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Recipe by Mandarina at http://mandarina-yum.com/sq/pispili-brushull-pacarak/