Nëse do me pyesnit kush është gatimi i preferuar, do përgjigjesha pa hezitim pispilia. Pispili është një gatim tradicional shqiptar, që përgatitet në krahina të ndryshme te Shqipërisë. Secila krahinë, ka mënyrën e vet të përgatitjes dhe emrin e vet gjithashtu. Mund ta gjeni me emrat “Pispili”, “Brushull” , “Pacarak” e ndoshta shumë të tjerë, që nuk i njoh. E përbashkëta është që të gjitha kanë si përbërës miellin e misrit dhe perime jeshile si spinaq, labot, pazi, hithra etj. Në disa zona bëhet edhe me presh, por ky variant nuk është i preferuari im. Receta e pispilisë është shumë e thjeshtë për tu përgatitur, e vetmja gjë e vështirë është pastrimi i perimeve. :p
Kështu, nëse jeni duke kërkuar një recetë për një darkë të shëndetshme, të shijshme e të thjeshtë, kjo është për ju. Pispilia shkon shumë mirë, sapo është bërë, shoqëruar me kos. Nëse ju tepron mund ta ruani në frigorifer në një enë hermetike për disa ditë. Mjafton ta ngrohni pak ne tost ose në mikroval. Ime më e përgatit shumë shpesh pispilinë, pothuajse çdo javë që shkoj ta vizitoj. Më poshtë gjeni recetën e shtëpisë sonë për pispilinë, ku kemi zëvendësuar miellin e misrit me polenta dhe i kemi shtuar pak djathë të bardhë.
Pispili - një nga gatimet më të mira të traditës shqiptare
Ingredients
Përbërësit
- 500 g spinaq
- 500 g qepë të njoma
- 1 tufë majdanoz
- 1 tufë kopër
- 100 g djath i bardhë
- 6 lugë gjelle (tbs) vaj ulliri
- 1 & ½ kupë (240 g) polenta
- 1 lugë çaji ( tsp) kripë (mund ti hidhni më shumë ose më pak kripë sipas shijes suaj)
- ½ lugë çaji (tsp) piper (mund ti hidhni më shumë ose më pak piper sipas shijes suaj)
Instructions
Përgatitja
- Pastroni dhe prisni hollë qepët e njoma, spinaqin, koprën e majdanozin dhe vendosini në enë të veçanta.
- Në një enë të thellë gatuani qepët e njoma me 1 lugë gjelle vaj ulliri për 10-15 min.
- Shtoni spinaqin dhe lëreni të gatuhet për rreth 10 minuta të tjera.
- Ndërkohë ngrohni furrën dhe përgatsni enën ku do piqni pispilinë, duke e lyer me pak vaj ulliri në mënyrë që të mos ngjisë.
- Kontrolloni përbërjen e qepës dhe spinaqit që po gatuhet, nëse e ka thithur shumicën e lëngjeve, Nëse jo, lëreni të gatuhet edhe për 5-10 min të tjera.
- Shtoni majdanozin dhe koprën e prerë hollë dhe përziejeni përbërjen mirë.
- Shtoni polentën, djathin e bardhë të thërrmuar, kripën dhe piperin dhe përziejeni sërish.
- Në fund shtoni 5 lugë gjellë vaj ulliri dhe trazojeni që të përhapet në gjithë përbërjen.
- Hidheni masën në tepsine e parapërgatitur dhe piqeni për 30-40 min.
- Nxirreni nga furra dhe lëreni të ftohet pak në tepsi për 15-20 min, pastaj priteni dhe servireni me kos.
Ju bëftë mirë.
Notes
Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml
Lena
Faleminderit per Receten.