Picë me bazë lulelakre – një recetë për të mos u humbur

Share

Pica me bazë lulelakre është një alternative shumë e këndshme krahas picës klasike, si dhe një mënyrë shumë e mirë për të konsumuar më shumë perime.

Receta që përdor për bazën e kësaj pice është përshtatur shumë pak nga receta origjinale e “Assorted bites”, me të cilën na bashkon ndër të tjera dashuria për ushqimin dhe kurioziteti për të provuar përbërës e receta të reja. Kjo recetë për picën me bazë lulelakre është shumë e thjeshtë për tu ndjekur dhe kërkon përbërës të thjeshtë që të gjithë i kemi në kuzhinë.

Përsa i përket shijeve, ju mund të luani me përbërësitë sipër picës si të dëshironi. Çdo gjë që shkon tek pica e zakonshme rri shumë mirë edhe te pica me lulelakër.

Cauliflower pizza

Përbërësit

Për bazën e picës me lulakër

  • Një lulelakër e madhe, e cila pasi bluhet në blender bën pak a shumë 3 kupa me lulelakër të grirë në konsistencën e orizit
  • 2 vezë
  • ½ kupë djath i grirë kackavall
  • 4 lugë gjelle miell i zakonshëm
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • Pak kripë

Salca dhe përbërësit e tjerë sipër

  • 2 lugë gjelle (tbs) pesto
  • 1 kungull i vogël
  • Kripë
  • Piper

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

 Përgatitja

  1. Parangrohni furrën në 200 gradë Celsius.
  2. Vendosni letër pjekje në një tepsi dhe lëreni mënjanë.
  3. Prisni lulelakrën në copa të vogla dhe vendosini në një proçesor ushqimor. Bluajini deri sa përbërja të ketë kosnistencën e orizit.
  4. Në një tas të madh shtoni 3 kupa nga lulelakra e grirë, vezët, djathin, miellin dhe vajin e ullirit. Përbërja nuk ngjan me brumin tradicional, por mos u trembni.
  5. Zhvendoseni brumin te letra e pjekjes dhe sheshojeni me duar, ose një spatul kuzhine, e jepini formë të rrumbullakët.
  6. Piqeni brumin në furrën e parangrohur për rreth 15 minuta.
  7. Ndërkohë që brumi piqet përgatisni përbërësit sipër.
  8. Pastroni dhe prisni kungullin në feta shumë të holla. Unë e preva duke përdorur një qëruese perimesh, por një thikë e mprehtë gjithashtu do iu bënte punë.
  9. Pasi brumi është pjekur për 15 minuta, nxirreni nga furra dhe lyejeni me salcën e pestos e shtoni sipër kungullin e prerë hollë.
  10. Vendoseni në furrë për rreth 10-15 minuta të tjera.
  11. Nxirreni nga furra dhe lëreni të ftohet pak para se ta prisni e ta shërbeni.

Cauliflower pizza

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje