Petulla

IMG_0145Petullaaaa… Për një mëngjes të plotë, të ushqyeshëm e të shijshëm. Janë shumë të thjeshta për tu përgatitur dhe kanë shije relativisht neutrale, kështu që mund ti personalizoni sipas shijes së gjithsecilit. Ky është versioni amerikan, qe unë e kam të preferuar, pasi nuk ka shumë yndyrë, ndryshe nga petullat shqiptare që pavarësisht sa qejf i kemi, na trembin me yndyrën e tepërt.

Koha e përgatitjes- 30 min

Përbërësit për 4-6 persona (varet sa të uritur jeni )

  • 2 kupa miell
  • 3 lug çaji (tsp) fryrës për ëmbëlsira (baking powder)
  • 1 lug çaji (tsp) kripë
  • 1 lug çaji (tsp) sheqer
  • 2 vezë
  • 1 e 1/2 kupë qumësht
  • 2 lug gjalpë i shkrirë

Përziejmë te gjithë përbërësit në një enë të madhe qelqi me ndihmën e rrahësit elektrik, ose me një luge të madhe druri deri sa masa që krijohet të jetë homogjene.

Ngrohim një tigan ne zjarr mesatar dhe shtojmë shumë pak gjalpë. Hedhim brumin e përgatitur (1/4 kupë çdo herë) dhe e lemë të piqet deri sa masa të marrë ngjyrë të arte dhe te jene formuar flluska ne sipërfaqe. Me pas e kthejmë me ndihmën e një spatule për ta pjekur nga ana tjetër. E përsërisim procesin për çdo petull.

Petullat sugjerohet të shërbehen menjëherë, të ngrohta.

Shoqërohen me reçel, mjaltë, shurup panje, djathë, salce kosi, fruta ose fruta të thata sipas dëshirës.

Versionet këtu në foto janë me shurup panje, arra, salce kosi, mjedër dhe kanelle.

Shpejt, thjesht, shëndetshëm, shijshëm.

IMG_0167

Lini një Përgjigje