Petulla me tërshërë dhe mollë

Share

Petulla me tershere dhe mollePetullat janë fantastike, por duhet ta pranojmë që nuk jane ushqimi më i shëndetshëm, kështu që, pse të mos eksperimentoja pak.

Kështu zëvendesova miellin me tërshërë, sheqerin me mjaltë, dhe shtova mollë të grirë për pak më shumë shije.

Rezultatin e shihni në foto 🙂 shija fantastike 🙂

Petulla me tershere dhe molle

Petulla me tershere dhe molle

Përbërësit

  • 1 kupë kos
  • 1 & ½ kupë tërshërë
  • 2 vezë
  • 2 lugë gjelle (tbs)  gjalpë i shkrirë
  • 1 lugë caji (tsp)  fryrës për ëmbëlsira
  • 2 lugë caji (tsp) mjaltë
  • 1 lugë caji (tsp) ekstrakt vanilje
  • 1/2 lugë caji (tsp) kripë
  • 1/2 lugë caji (tsp) kanellë
  • 1 kupë mollë e grirë në rende
  • 4 lugë gjelle (tbs) miell i zakonshëm

*1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Përgatitja

  1. Grijmë mollën në rende dhe e lëmë mënjanë.
  2. I vendosim të gjithë përbërësit përveç mollës së grirë në blender.
  3. Pasi janë miksuar mire, shtojmë mollën dhe e përziejmë me brumin me ndihmën e një spatule.
  4. I pjekim në tigan (1/3 kup brum për çdo petull).
  5. E servirim me copëza molle, arra dhe mjaltë.

Shpejt, thjesht, shëndetshëm, shijshëm 🙂

Petulla me tershere dhe molle

Petulla me tershere dhe molle

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje