Pesto borziloku e bërë në shtëpi

DSC_0100_editedPesto është një nga salcat e mia të preferuara për makarona. Është jo vetëm e shijshme dhe e shëndetshme, por bëhet gati edhe në më pak se 10 min. Është e shkëlqyer për në vere pasi është e lehtë dhe e freskët.

Koha e përgatitjes – 10 min

Përbërësit

  • 2 duar borzilok
  • 1/2 kupë fara pishe të pjekura pak (në mungesë të tyre përdorim bajame të pjekura)
  • 50 g djathë kaçkavall dhie te grirë
  • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper
  • Opsionale : 1-2 lugë gjelle lëng limoni

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Kalojmë gjithë përbërësit në blender për 2-3 min. Në fund shtojmë djathin dhe e kalojmë sërish në blender për 1 minutë tjetër. E heqim peston nga blenderi dhe e ruajmë në frigorifer për 2-3 ditë ose në ngrirje për rreth 2 muaj.

Mund ta përdorim si salcë për makaronat, sallatat, apo brusketat.

Thjesht, shpejt, shëndetshëm, shijshëm

DSC_0095_edited

DSC_0112_edited

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje