Patëllxhane në furrë me salcë domatesh, mocarela dhe parmixhano

Share

Eggplant ParmesanKjo recetë po hyn pa plan, në postimet e blogut. Pasi postova përgatitjen hap pas hapi në Insta Story të shtunën e kaluar, shumë prej jush më kanë pyetur për recetën, gjë që më bëri shumë të lumtur, pasi unë e dua shumë këtë pjatë verore.

Patëllxhanet në furrë me salcë domatesh të freskëta, mocarela dhe parmixhano janë një pjatë tradicionale italiane, që duhet ta provoni patjetër kur të vizitoni italinë. Pjata është shumë e thjeshtë në përgatitje dhe me përbërës që gjenden lehtësisht, por shija është kaq e mirë, kaq komplekse, kaq verore, sa duhet patjetër ta provoni.

Eggplant Parmesan

Përbërësit

Për 4-6 persons

  • 5 domate mesatare
  • 1 lugë gjelle (tbsp.) pure të koncentruar domatesh – opsionale
  • 1 qepë e madhe e bardhë
  • 5-6 patëllxhane mesatare
  • 250 g mocarela (pesha neto, pra e kulluar nga uji në të cilin shitet)
  • 1 lugë gjelle (tbsp.) vaj ulliri + vaj ulliri për të gatuar patëllxhanet dhe qepën
  • Kripë
  • Piper
  • 2 lugë çaji (tsp) rigon i tharë
  • 1 tufë majdanoz
  • 1/3-1/2 kupë djath parimixhano, ose djath kackavall shqiptar i grirë

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

 Përgatitja

  1. Filloni duke përgatitur salcën.
  2. Prisni qepën imët dhe gatuajeni në pak vaj ulliri, deri sa të bëhet transparente.
  3. Ndërkohë qëroni domatet dhe pritini në copa sa më të vogla, ose bluajini në blender për një salcë edhe më homogjene.
  4. Kur qepa të jetë gatuar shtoni domatet dhe lëreni përbërjen në zierje të butë për rreth 15-20 minuta. Kur salca të jetë gati shtoni kripë, piper, rigon, 1 lugë vaj ulliri dhe majdanozin e copëzuar.
  5. Ndërkohë që salca gatuhet përgatisni patëllxhanet. Pritini në feta të holla për së gjati dhe shtojini kripë në mënyrë që të lëshojnë një pjesë të lëngjeve që kanë. Para se ti gatuani duhet ti thani me letër kuzhine.
  6. Prisni mocarelën në feta dhe lëreni mënjanë.
  7. Vendosni një tigan mesatar në zjarr të fortë dhe filloni të gatuani patëllxhanet me pak fare vaj ulliri. Gatuajini pak a shumë 1 minutë në çdo anë dhe lërini mënjanë.
  8. Ndërkohë që patëllxhanet gatuhen ndizni furrën në 200 gradë Celsius.
  9. Merrni një enë qelqi me përmasa 20 cm x 30 cm dhe shtroni gjysmën e patëllxhaneve të gatuara.
  10. Sipër tyre shtoni gjysmën e salcës dhe mocarelën e prerë në feta.
  11. Krijoni prapë një shtresë me patëllxhanet e mbetura. Sipër tyre shtoni salcën e mbetur, e sipër saj shtoni djathin e grirë.
  12. Piqeni tavën në furrën e parangrohur në 200 gradë për 20-25 minuta.
  13. Lëreni të ftohet pak para se ta shërbeni.

Eggplant Parmesan

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje