Njoki shtëpie me salcë pesto
Ingredients
Përbërësit
Për njokit
- 900 g patate
- 300 g miell për çdo përdorim
- 1 vezë mesatare
- Miell ekstra për të punuar njokit
- Kripë
- Pipër
Për salcën
Instructions
Përgatitja
- Pastroni patatet dhe vendosini të ziejnë në ujë të nxehtë me pak kripë.
- Pasi patatet jane gatuar, pra janë mjaftueshëm të buta, sa mund të shpohen lehtësisht me thikë, kullojini dhe lërini mënjanë të ftohen pak. Bëni kujdes të mos i gatuani më shumë seç duhet në mënyrë që të mos mbajnë shumë ujë. Një sugjerim tjetër do ishte ti zienit me gjithë lëkurë, në mënyrë që patatet të marrin sa më pak ujë gjatë zierjes. Më pas i hiqni lëkurën para se ta bëni pure.
- Pasi patatet janë ftohur shtypini mirë, deri sa të arrijnë kosnistencën e puresë.
- Shtoni miellin, vezën e rrahur dhe pak kripë dhe punojeni masën deri sa të arrij të formohet një masë e tërë brumi.
- Vendoseni brumin në një sipërfaqe me miell dhe ndajeni në toptha të vegjël. Punojini me duar në formën e shurfrave, e pritini njokit në përmasa 1-1.5 cm.
- Lini mënjanë njokit që do konsumoni, kurse të tjerat vendosini në një tepsi ose pjatë të madhe në ngrirje për rreth 30 min. Pas kësaj vendosini në qese të përshtatshme për në ngrirje, në porcione të vecanta dhe ruajini deri në 3 muaj. I keni gati sa herë të dëshironi.
- Kthehemi tani te njokit që do të gatuajmë. Unë kam zgjedhur ti bëj me salcë pestoje të bërë në shtëpi, por ju mund të luani me salcën tuaj të preferuar.
- Vendosim një tenxhere të madhe mbushur me ujë ku tresim 2 lugë çaji kripë, të ziej në temperaturë mesatare në të lartë.
- Në momentin që uji fillon të vlojë shtojmë njokit. Për 4 persona na nevojiten 3 kupa me njoki që sapo përgatitëm.
- I lëmë të gatuhen 2-3 minuta, ose deri sa të jenë ngritur në sipërfaqe.
- Ndërkohë përgatisim salcën. Në një enë të thellë shtojmë peston dhe pak ujë nga i pastave (3-4 lugë) dhe i trazojmë mirë.
- Në momentin që njokit janë zierë, i kullojmë, i shtojmë te salca e pestos dhe i trazojmë mirë.
I shërbejmë të ngrohta, shoqëruar me një sallatë dhe pijen e preferuar. Për mua është një Coca-Cola e ftohtë.
Recipe by Mandarina at http://mandarina-yum.com/sq/njoki-shtepie-me-salce-pesto/