Këta mini-kekë janë super të shijshëm dhe të thjeshtë për tu përgatitur. Kësaj radhe i bëra në shenjë falenderimi për dizajnerin që më ideoi logon.
Koha : 40 min
Përbërësit
Për brumin e mini-kekëve
- 1 & 1/2 kupa miell
- 1 & 1/2 lugë caji (tsp) fryrës për ëmbëlsira
- Pak kripë
- 3/4 kuëp sheqer kaf
- 1/3 kupë vaj ulliri
- 50 g gjalp
- 2 vezë
- Lëngu i një portokalli
- 4 karrota mesatare
- 3/4 kupë arra të prera të vogla – të vogla
- 1 lugë caji (tsp) kanelle
- 1 lugë caji (tsp) ground ginger
- 1/2 lugë caji (tsp) arrë moskat
- 1/4 lugë caji (tsp) karafil i tharë, i bluar
Kremi
- 250 g krem djathi (mascarpone)
- 30 g gjalp
- 1 lugë gjelle (tbs) mjalt
Përgatitja
- Vendosni letrat e vogla në një tepsi për mini-kekë dhe vendoseni mënjanë
- Ngrohni furrën në 180 gradë celsius
- Pastroni, qëroni dhe grini karrotat duke përdorur një grirëse djathi
- Trazoni gjalpin dhe sheqerin bashkë
- Shtoni vajin e ullirit dhe miksojeni përzierjen sërish
- Shtoni vezët një nga një dhe vazhdoni të miksoni
- Shtoni lëngun e portokallit dhe përziejeni mirë
- Në një tas tjetër bashkoni miellin, fryrësin e ëmbëlsirave, erëzat dhe kripën
- Bashkoni përzierjen e thatë me atë të lagësht deri sa të krijohet një masë homogjene
- Bashkoni karrotat e grira dhe arrat (ruani max 2 tbs të arrave për zbukurim në fund) në brumin e formuar
- Shpërndajeni brumin në tepsinë për mini-kekë dhe piqini në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius për 18-22 min.
- Hiqini nga tepsia dhe lërini të ftohen plotësisht
Ndërkohë përgatsni kremin.
- Rrihni gjalpin, kremin e djathit dhe mjaltin bashkë deri sa të formohet një masë kremoze homogjene.
- Vendoseni kremin në ngrirje për rreth 20-30 min që të
- Shtoni kremin mbi cdo mini-kek dhe zbukurojeni me copëzat e arrave sipë
Mund ti ruani në frigorifer në një enë me mbyllje hermetike për maksimumi 2 ditë. Janë edhe më të mira pasi kanë qëndruar një ditë në frigorifer pasi shijet përforcohen e miksohen me njëra-tjetrën.
Thjesht, shpejt, shijshëm 🙂
Lini një Përgjigje