Mini-kekë me kakao, çokollatë dhe miell thekre

Share

Mini-keke me kakao, cokollate dhe miell thekreNjë nga blogjet më frymëzuese që e lexoj rregullisht është “Green Kitchen Stories”.  Luise dhe David kanë miliona ndjekës në të gjithë botën dhe janë promovues të të ushqyerit shëndetshëm dhe me shije.  Kam provuar disa receta nga blogu dhe aplikacionet e tyre dhe kanë qenë të gjitha shumë të shijshme.

Kohët e fundit kam blerë përbërës të ndryshëm për të eksperimentuar me receta të reja. Një nga përbërësit më të dashur është mielli i thekrës, të cilin e kam përdorur për të gatuar këtë Kek me Tahini dhe vaj ulliri. Një recetë tjetër shumë tunduese me miell thekre ishte edhe “Mini-kekë me kakao, çokollatë dhe miell thekre”, të cilën e përdora si bazë për të krijuar recetën time.

Mini-kekët me kakao, çokollatë dhe miell thekre janë shumë të shijshme dhe duke qenë se përmbajnë thekër dhe vaj ulliri, janë më të ushqyeshëm e të përshtatshëm për mëngjes.

Jam e sigurt që mini-kekët me kakao dhe miell thekre do kthehen në të preferuarit e fëmijëve tuaj shumë shpejt, ndaj mos hezitoni ti provoni. Nëse jeni kurioz të provoni receta të tjera për mini-kekë mund të gjeni plot në blog.

Përbërësit

Për 16 mini-kekë mesatarë ose 12 të mëdhenjë

  • 2/3 kupë miell thekre
  • 1 kupë miell i zakonshëm
  • 2 lugë çaji (tsp) fryrës për ëmbëlsira
  • 1 lugë çaji sodë
  • Një majë gishtash kripë
  • 3 vezë
  • 1 kupë sheqer kaf
  • 2/3 kupë vaj ulliri
  • 2/3 kupë kos
  • ½ kupë ujë i nxehtë ose kafe e nxehtë
  • ½ kupë kakao e hidhur
  • ½ kupë copëza çokollate

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Directions

  1. Ngrohni furrën paraprakisht në 180 gradë celsius.
  2. Përgatisni një tepsi për mini-kekë me letra pjekjeje për mini-kekë.
  3. Në një tas të madh rrihni sheqerin me vezët deri sa të bashkohen mirë.
  4. Shtoni vajin e ullirit dhe kosin dhe rriheni sërish.
  5. Në një tas të vogël bashkoni kakaon me ujin e nxehtë dhe trazojeni mirë deri sa të krijohet një përbërje homogjene.
  6. Bashkoni miellin e thekrës, miellin e zakonshëm, kripën, fryrësin për ëmbëlsira dhe sodën në një tas të madh.
  7. Shtoni përbërësit e thatë te përbërësitë e lagësht dhe miksojeni mirë përbërjen.
  8. Shtoni përbërjen e kakaos me ujin ose kafen e nxehtë dhe miksojeni sërish.
  9. Në fund shtoni copëzat e çokollatës në përbërje.
  10. Ndajeni brumin në format për mini-kekë.
  11. Piqini në furrë të parangrohur në 180 gradë për rreth 20-22 minuta, ose deri sa nëse e shpojmë me një kunjë druri të dalë e pastër.

Mini-keke me kakao, cokollate dhe miell thekre

Mini-keke me kakao, cokollate dhe miell thekre

Mini-keke me kakao, cokollate dhe miell thekre

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje