Mini-kekë me çokollatë të bardhë, arrë kokosi dhe luleshtrydhe

Share

IMG_8420_editedHapet sezoni i luleshtrydheve 🙂 Çmendem për aromën, ngjyrën, teksturën dhe shijen e tyre. Mezi pres të testoj gjithë recetat që kam në mendje me luleshtrydhe, si : recel i shëndetshëm me luleshtrydhe, akullore e shëndetshme me luleshtrydhe, smoothie me luleshtrydhe, sallatë me luleshtrydhe, sufle me luleshtrydhe etj, etj…

Për të festuar “hapjen e sezonit të luleshtrydheve” kam zgjedhur këto mini-kekë me luleshtrydhe, arrë kokosi dhe cokollatë të bardhë, që përvecse shumë të shijshme janë edhe shumë të lezetshme për tu parë.

Koha e përgatitjes : 45 min

Përbërësit

Për 12 mini-kek

  • 1 & 1/2 kupa miell
  • 1/2 kupë arrë kokosi e grirë
  • 3/4 kup sheqer
  • 2 lugë caji (tsp) fryrës për ëmbëlsira
  • 2 vezë mesatare
  • 3/4 kupë kos
  • 3/4 kupë gjalp
  • 1 & 1/2 kupë luleshtrydhe të freskëta të prera në kubik
  • 1 lugë caji (tsp) ekstrakt vaniljeje
  • ¾ kup copëza cokollatë të bardhë
  • Pakëz kripë

Përgatitja

  1. Ngrohni paraprakisht furrën në 180 gradë Ndërkohë lyeni me gjalp formëzat e një tepsie për mini-kek dhe lëreni mënjanë. Mundet edhe të përdorni letra për mini-kek, por duke qenë se receta përmban luleshtrydhe brumi do të ngjis në letër, gjë që e komplikon pak situatën. Kështu që nëse vendosni të lyeni formëzet me gjalp do ta keni më të thjeshtë.
  2. Pastroni dhe prisni në kubik luleshtrydhet dhe vendosini mënjanë.
  3. Në një tas mesatar vendosini gjalpin në temperaturë ambienti dhe sheqerin dhe rrihini bashkë deri sa të krijohet një masë
  4. Shtoni vezet nje nga nje dhe perziejini mire.
  5. Shtoni kosin dhe vaniljen dhe përziejeni masën së
  6. Në një tas tjetër përzieni miellin, arrën e kokosit, fryrësin për ëmbëlsira dhe kripë
  7. Bashkoni të dy përzierjet deri sa të arrini një masë
  8. Shtoni copëzat e cokollatës së bardhe dhe copëzat e luleshtrydheve dhe përziejeni përbërjen së
  9. Ndajeni brumin në tepsinë e mini-kekëve dhe piqini në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius për 20 – 22 min.

Njam, njam

IMG_8488

Lini një Përgjigje