Mini-cheesecake pa-pjekje

Mini-cheesecakeCheesecake është një nga ëmbëlsirat më të njohura e më të dashura nga të gjithë, e cila mund të përgatitet me ose pa pjekje. Mua personalisht më pëlqen më shumë version i pagatuar.

Cheececake përgatitet shumë thjesht, dhe një pjesë e mirë e rezultatit përfundimtar varet nga cilësia e përbërësve, kështu që sigurohuni të keni marrë përbërës të mirë.

Origjina e cheecake daton në Greqinë e lashtë, edhe pse ajo u bë popullore në kuzhinën Europiane dhe Amerikane vetëm në shekullin e 18-të.

Mënyra tradicionale e përgatitijes së cheecake kërkon një tepsi që mund të hapet nga poshtë, por unë preferoj një tjetër zgjidhje.

Për të pergatitur cheesecake përdor tepsi për mini-kekë (muffins), që e bëjnë ideale këtë ëmbëlsirë për tu servirur në rastet kur prisni shumë njerëz, apo keni ditëlindjen dhe doni të çoni ëmbëlsira në zyrë. Secili do marrë pjesën e tij kombinuar me shoqëruesit e preferuar, që mund të jenë nga më të ndryshmit : salcë çokollate, salcë karameli. fruta të freskëta, reçel, fruta të thata e shumë e shumë të tjera.

Mini-cheesecake

Koha : 30 min

Përbërësit

Për rreth 20 mini-cheesecake

  • 500 g maskarpone
  • 200 g salcë kosi pa kripë
  • 200 g krem qumështi (pana jo e ëmbël)
  • 200 g sheqer pluhur
  • 4g xhelatin (4 fletë)
  • 2 lugë çaji (tsp) ekstrakt vanilje
  • 250 g biskota integrale
  • 100 g gjalp

 Përgatitja

  1. Përgatisim një tepsi rrethore me bazë 24cm me letër kuzhine, në pjesën e bazës dhe e lëmë mënjanë, ose përgatisim 2 tepsi mini-kekësh me letra pjekjeje.
  2. Vendosim xhelatinen në ujë dhe e lëmë të zbutet për të paktën 10 min.
  3. Shkrijmë gjalpin dhe e lëmë mënjanë.
  4. Ndërkohë thërrmojmë biskotat në mikser dhe i shtojmë gjalpin e shkrirë.
  5. I trazojmë mirë dhe e shtrojmë përbërjen e biskotave në tepsi, ose në format për mini-kekë.
  6. E ngjeshim pak me dorë në mënyrë që të formohet një shtresë e qëndrueshme.
  7. Në një tas të madh bashkojmë maskarponen, salcën e kosit, 100 ml krem qumështi, 100 g sheqer dhe ekstraktin e vaniljes dhe i trazojmë mirë.
  8. Ndërkohë ngrohim kremin e qumështit të mbetur në zjarr mesatar, shtojmë 100 g sheqer dhe i trazojmë deri sa sheqeri të tretet disi.
  9. Më pas shtojmë xhelatinën që ndërkohë është zbutur e i trazojmë mirë deri sa xhelatina të tretet plotësisht.
  10. E shtojmë këtë përbërje te përbërja e maskarpones dhe salcës së kosit dhe e trazojmë mirë me një mikser dore.
  11. E hedhim kremin mbi shtresën e biskotave që kemi shtruar në format për mini-kekë.
  12. E vendosim ëmbëlsirën në frigorifer për 5-6 orë.
  13. E nxjerrim pak para se ta servirim dhe i shtojmë sipër çfarë të dëshirojmë. Për cheesecake në foto unë kam përdorur mjedra të freskëta, bajame të thërrmuar, kopsa çokollate, luleshtrydhe të prera në formë ylli, dhe zemra të vogla sheqeri. Ndihuni të lirë të shtoni sipër çfarë të dëshironi.

Mini-cheesecake

Mini-cheesecake

Mini-cheesecake

 

Lini një Përgjigje