Rreth nesh

Përshëndetje 🙂 Mireseerdhët te Mandarina 🙂

Une jam Ejona Varangu , studiuese tregu me kohë të plote,në fushën e telekomunikacionit, që i pelqen të kaloj kohë në kuzhinë në pjesën e mbetur të dites.

Mandarina nisi në 2015, si një formë për të ruajtur recetat në formën digjitale, në mënyrë që t’ia jepja më thjeshtë miqëve dhe familjarëve sa herë që mi kërkonin. Në fillim, as nuk e konsideroja si blog, dhe nuk mendoja që persona që nuk më njihnin do lexonin recetat e mia dhe do provonin të gatuanin sipas tyre.

Historia ime me gatimin ka filluar vonë, diku rreth 2013, kur fillova të jetoja vetem dhe më mungonte ushqimi i shtëpisë së prindërve. Para kesaj, nuk zieja dot asnjë vezë vet 🙂 Pak e nga pak fillova të eksperimentoj me përbërës dhe teknika të reja dhe shijoja shumë çdo hap të këtij procesi.

Unë nuk ndjek asnjë diet specifike, konsumoj çdo gjë, duke u kujdesur që të jetë e bërë mirë.

Përveç gatimit më pëlqejnë shume vrapi, ecjet në natyrë, bicikleta dhe të kalojë kohë me macet e mia Weirdo dhe Pixel.

Uroj të kënaqeni duke lexuar dhe provuar recetat e mia.

Përqafime virtuale,

Ejona