• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
  • Skip to primary sidebar
  • Skip to footer

Mandarina

Happiness is homemade

  • Kreu
  • Receta
    • Shpejt & thjesht
    • Të ëmbla
    • Të shëndetshme
    • Tradicionale
    • Të kripura
    • Pije
    • Të tjera
  • Bashkepunime
  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • English
  • Shqip
  • Nav Social Menu

    • Facebook
    • Instagram
    • Pinterest
    • Twitter

Mandarina për TEDx Tirana

17 Shtator, 2017 By Mandarina Leave a Comment

E kam ndjekur TEDx Tirana që në vitin e parë kur është organizuar në Shqipëri, dhe jam shumë e lumtur që çdo vit pritet me të njëjtën dëshirë dhe kuriozitet, dhe njerëzit vazhdojnë flasin për të gjatë, pasi e kanë ndjekur.

Kur organizatorët e TEDx Tirana më kontaktuan mua dhe Nevilën, vajzën pas “Bake My Day Happy” për të mbuluar pjesën e kateringut gjatë pushimit të TEDx u lumturova shumë, e sigurisht që u ndjeva edhe e nderuar që më besuan.

Të gatuash në një kuzhinë të vogël për më shumë se 350 persona dukej shumë sfiduese, por duke qenë se sfidat janë ato që na rrisin, nuk hezitova të pranoj.

Në ditët e para kisha një miks ndjesish mes lumturisë që po shpenzoja kaq shumë kohë në kuzhinë e frikës nëse cdo gjë do shkonte sic duhet. Jam shumë e lumtur që nuk isha vetëm në gjithë këtë, këshillat dhe motivimi i Bake my day happy ishin një ndihmë shumë e madhe.

Për fat arrita ta mbaroja çdo gjë në kohë, dhe kur pashë tavolinën të rregulluar ishte shumë emocionuese. TEDx ishte një mundësi e shkëlqyer për të njohur kontaktuar drejtpërdrejtë me qindra njerëz e për të ndarë me ta pasionin tim.

Sikurse mund ta shihni nga fotot për TEDx kisha përgatitur kek të thërrmuar, biskota me vaj ulliri, mini-kekë me limon dhe fara lulëkuqeje, qofte vegjetariane me patate, pica role, role me pesto dhe humus me perime.

Kjo është pa dyshim një nga eksperiencat më sfiduese, por edhe më të bukura që kam patur, kështu që po e mbyll me një falenderim për të gjithë ata që ishin pjesë e saj, TEDx Tirana, Bake My Day Happy, Eco Market, gjysma ime më e mirë, që më mbështet gjithmonë në nismat e mia dhe motrën e vogël, që është njëkohësisht këshilluesja ime më e mirë.

Kjo paraqitje diapozitivash lyp JavaScript.

Shënim : Fotot e këtij postimi janë bërë nga vullnetarët e TEDx Tirana.

Të afërta

Filed Under: Bashkepunime Tagged With: bashkepunim, TEDx Tirana

Previous Post: « Briosh (brioche) i bërë në shtëpi – për mëngjese të ëmbla Pariziane
Next Post: Si të organizojmë një piknik të thjeshtë dhe relaksues »

Reader Interactions

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Primary Sidebar

Follow me on Instagram

Welcome to Mandarina Yum!

mmMy name is Ejona Varangu and I am a full time researcher in the telecommunication industry, and part time food blogger. I blog from a small apartment in Tirana, Albania, where I live with my better half and our two cats Weirdo and Pixel.

I started cooking in late 2013, when I decided to live alone, and I missed the great homemade dishes that my mum prepared, before that, I couldn’t even boil an egg by myself. Little by little I started experimenting with new ingredients and techniques and I loved every single minute of it. Find out more…

My Favorites

Popovers

Popovers

French toast

Tost francez

kos

Maratona eshte me pak se 1 jave larg, a po ushqeheni si duhet?

Pite e mbushur

Pite e mbushur

Pite – pёr tё dielat e pёrgjumura e plot me kujtime nga fёmijёria

Lazanja me perime

Lazanja si pёr tё dielё

Smoked trout salad

SALLATË E THJESHTË ME TROFTË TË TYMOSUR – Bake my Day Happy gatuan pËr lexuesit e Mandarina

Footer

Follow Me on Instagram

Instagram did not return a 200.

Mandarina-Yum · Copyright © 2015-2018 · All Rights Reserved | Made by Dritan Pecini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.Accept Read More
Privacy & Cookies Policy
Necessary Always Enabled