Lulelakër e pjekur në furrë apo siç njihet ndryshe “Biftek lulelakre”

Bifteku me lulelakër u bë shumë i famshëm në internet disa vite më parë. Krijuesi i tij është shefi super i talentuar i kuzhinës moderne Dan Barber. Barber përdor çdo pjesë të lulelakrës gjatë gatimit dhe e shërben lulelakrën e pjekur mbi një bazë pure lulelakre nga pjesët e mbetura të lulelakrës.
Që momentin e parë që e provova u dashurova me këtë pjatë, ndoshta sepse lulelakra është nga perimet e mia të preferuara. Më pëlqen shumë ta shoqëroj me një bazë humusi, në mënyrë që të marri formën e një vakti të plotë. Lulelakra e pjekur është e shkëlqyer edhe për të shoqëruar fileto pule apo peshku të pjekura, ose thjesht ashtu siç është, për një darkë me pak kalori.

Përbërësit

Për 2-3 persona

  • 1 lulelakër e madhe (500-700 g)
  • 2-3 lugë gjelle (tbs) vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper
  • 1 kupë humus (opsionale)
  • Pak fara luledielli e susami për t’ia shtuar sipër

Përgatitja

  1. Parangrohni furrën në 220 gradë Celsius.
  2. Prisni lulelakrën në feta të medha duke nisur nga koka drejt bishtit. Fetat duhet të jenë 2-3 cm të trasha dhe për një prerje sa më të mirë do t’iu duhet një thike e mprehtë.
  3. Lyejini nga të dy anët me vaj ulliri fetat e lulelakrës e shtoni kripë dhe piper.
  4. Piqini në furrë të parangrohur për rreth 20 minuta, ose deri sa të kenë marrë një ngjyrë të artë në kafe në anë.
  5. Shërbejeni të ngrohte mbi një bazë humusi.

Pjesën tjetër të lulelakrës, lulet e vogla që do mbeten piqini në furre dhe konsumojini si sallatë ditën tjetër, përdorini për supe apo për të gatuar bazë pice me lulelakër.

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje