Lule kungulli të mbushura me rikota dhe fara luledielli

Share

Lule kungulli te mbushuraLulet e kungullit janë një nga përbërësit e mi të preferuar të verës, sidomos të mbushur me rikota, lëkurë limoni dhe fara luledielli. Janë kaq të bukura, e kaq të shijshme, sa i gatuaj sa herë të mundem.

Lulet e kungullit të mbushura janë të shkëlqyera kur keni ndonjë festë, apo kur po bëheni gati të shihni një film me miqtë.

Unë I përgatis të pjekura, ose të skuqura me pak vaj. Në të dyja rastet dalin shumë të mira.

Shoku im i quan lulet e kungullit të mbushura “krahë pule vegjetariane”. U bë disa muaj që ne nuk konsumojmë mish (edhe pse ende konsumojmë peshk), dhe po përpiqemi të gjejmë mënyra alternative për të marrë proteina. Lulet e kungullit mbushur me rikota janë një mënyrë shumë e mirë, pasi rikota është e pasur në proteina.

Përbërësit

  • 20 lule kungulli të vogla ose 15 të mëdha
  • 1 kupë rikota
  • 3 lugë gjelle (tbsp) fara luledielli
  • Kripë
  • Piper
  • ½ lugë caji (tsp) lëkurë limoni
  • 2 vezë
  • 1 kupë miell
  • Vaj ulliri për të gatuar lulet e kungullit

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Përgatitja

  1. Filloni duke pjekur pakëz farat e lulediellit, në një tigan që nuk ngjit. Ky nuk është një hap i domosdoshëm, por unë kam shumë qef ti pjek pak farat, pasi shija e tyre përforcohet.
  2. Pastroni me kujdes me një peshqir kuzhine të lagur lulet e kungullit nga papastërtitë, dhe hiqini thumbin që kanë në mes.
  3. Në një tas mesatar bashkoni rikotën me kripë, piper, farat e lulediellit dhe lëkurën e limonit.
  4. Për të mbushur lulet e kungullit përdorni një lugë caji ose një qese pasticerie. Nëse do të përdorni këtë të fundit hidheni me kujde mbushjen në qesen e pasticerisë dhe lëreni mënjanë.
  5. Në një tas të vogël disi të cekët rrihni vezët.
  6. Në një pjatë të madhe të cekët shtoni miellin.
  7. Filloni të mbushni me kujdes lulet e kungullit dhe lërini mënjanë.
  8. Bëhuni gati të skuqni lulet e kungullit.
  9. Në një tigan të thellë hidhni vaj ulliri për të skuqur lulet e kungullit. Vaji duhet të mbulojë gjithë sipërfaqen e tiganit dhe të arrij pak shumë lartësinë 1 cm.
  10. Kaloni në vezën e rrahur lulet e kungullit, pastakj kalojini në miell dhe vendosini të skuqen. Lërini të gatuhen rreth 2 minuta nga secila anë.
  11. Pasi janë pjekur vendosini në një letër kuzhine që të thith vajin e tepërt që ka marrë gjatë skuqjes.

Shijojini të ngrohta.

Shënim :

Unë I kam përgatitur edhe të pjekura lulet e kungullit. Shijojnë shumë mirë edhe kështu. Gjithcka duhet të bëni është ti vini të piqen në furrë të parangrohur për rreth 15-20 minuta në 200 grade Celsius, në vend që ti skuqni.

Lule kungulli te mbushura

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje