Limonadë me shalqi – Watermelon agua fresca

Share

Processed with VSCO with hb1 preset

Limonada me shalqi është një nga mënyrat më të mira për tu freskuar gjatë verës.

Për më tepër është shumë e thjeshtë për tu përgatitur. Mjafton të kaloni në blender, disa copa shalqi, mjaltë dhe lëng laim (një varietet limoni, në ngjyrë jeshile të errët, me shije të athët në të hidhur).

Kjo limonadë është shumë popullore në Meksikë, dhe vendet e tjera të Amerikës Qëndrore. Sekreti që limonada të bëhet shumë e mirë, është të përdorni shalqi të pjekur mirë, të ëmbël e më shumë lëng. Mund ta bëni shijen më interesante duke shtuar pakëz xhinxher, gjethe menteje, apo mund ta transformoni në një koktejl veror, thjesht duke shtuar pak vodka.

Përbërësit :

Per : 3-4 persona

  • 3 kupa shalqi
  • 1 kupë ujë
  • 1/3 kupë lëng laim
  • 1 lugë gjelle mjaltë (opsional)
  • 4-5 gjethe menteje

Pergatitja :

  1. Hiqni farat nga copat e shalqirit.
  2. Kaloni në blender shalqirin, ujin, mjaltin dhe lëngun e laim.
  3. Lëreni të ftohet në frigorifer për të paktën 1 orë.
  4. Servireni me copa akulli dhe gjethe menteje.

Kjo pije mund të ruhet në frigorifer për 1 ditë.

Processed with VSCO with hb1 preset

Lini një Përgjigje