Liker me verë të kuqe dhe karafila

Më pëlqen shumë të mësoj për recetat tradicionale shqiptare e të eksperimentoj me to. Në një farë mënyre janë ato që na lidhin me të shkuarën e na ndihmojnë te njohim e ta duam më shumë kulturën dhe kulinarinë shqiptare.

Likeri me vere të kuqe është një nga ato receta me të cilën jam kënaqur shumë duke eksperimentuar, sepse, në  fund të fundit është shumë kënaqësi të “luash” me verë.

Ky liker është praktikisht verë e zier me sheqer dhe karafila, e cila më pas ruhet në frigorifer dhe shërbehet e ftohtë në gota të vogla, duke qenë se është disi e ëmbël. Ai përdorej në periudhën e komunizmit kur vinin miqtë për vizitë dhe u shërbehej kryesisht grave, pasi tradita e do që burrat të pinë raki. Në atë kohë kishte pak zgjedhje, kështu që njerëzit duhe të përpiqeshin të rregulloheshin me çfarë kishin përreth, e kështu janë krijuar shumë receta të thjeshta e më pak përbërës.

Ky liker është i shkëlqyer, sidomos në rastet kur keni blerë verë që nuk iu ka pëlqyer, pasi ëmbëlsia dhe aroma e karafilit e ndryshojnë totalisht shijen e saj. Nga ana tjetër, ky liker ështe një dhuratë e bërë vet shumë e këndshme, Mjafton ta hidhni në një shishe të bukur.

 Përbërësit

  • 750 ml verë e kuqe
  • 1 kupë sheqer kaf
  • 15-25 gonxhe të thara karafili (kjo varet nga sa e pëlqeni shijen dhe aromën e karafilit)

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

 Përgatitja

  1. Vendosni të gjithë përbërësit në një tenxhere mesatare dhe lëreni të nxehen, pa arritur pikën e vlimit.
  2. Lëreni në temperaturë të ulët në mesatare (gjithmonë pa arritur pikën e zierjes) për rreth 20-25 min.
  3. Lëreni të ftohet plotësisht e më pas hiqni karafilat nga likeri.
  4. Vendoseni në shishe qelqi të pastra me mbyllje hermetike dhe ruajeni në frigorifer per 2-3 muaj.

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

 

Lini një Përgjigje