• Skip to primary navigation
  • Skip to main content
  • Skip to primary sidebar
  • Skip to footer

Mandarina

Happiness is homemade

  • Kreu
  • Receta
    • Shpejt & thjesht
    • Të ëmbla
    • Të shëndetshme
    • Tradicionale
    • Të kripura
    • Pije
    • Të tjera
  • Bashkepunime
  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • English
  • Shqip
  • Nav Social Menu

    • Facebook
    • Instagram
    • Pinterest
    • Twitter

Lazanja si pёr tё dielё

6 Maj, 2018 By Mandarina Leave a Comment

Lazanja me perime

Lazanja ёshtё njё dashuri e madhe. E kam tё vёshtirё tё mendoj pёr njё recetё tjetёr qё ka fuqinё tё mbledh gjithё familjen me tё njёjtin gёzim dhe uri :p Vec kёsaj, lazanja ёshtё gatimi ideal pёr familje tё mёdha si e imja.

Sigurisht qё nёse keni njё familje tё vogёl, nuk duhet ta privoni veten nga kjo super recetё, pasi lazanja ёshtё nga ato gatime qё shijon shumё mirё edhe ditёn tjetёr, ose mund ta vendosni nё ngrirje dhe ta keni gati kur t’iu shkoj mendja sёrish. Imagjino pёr njё moment sa bukur do ishte tё kishit njё pjatё lazanja nё ngrirje, qё mjafton ta ngrohёsh pak minuta.

Mocarela dhe parmixhano ishin djathrat qё zgjodha pёr lazanjёn. Ju mund tё eksperimentoni me djathin tuaj tё preferuar. Pёr ta mbushur unё zgjodha njё miks perimesh pranverore, kurse pёr erёzat si gjithmonё isha nё dilemё, a duhet tё zgjedh borzilok, rigon apo tё dyja.

 

 

Lazanja me perime
Print

Lazanja si pёr tё dielё

Author ejona

Yield 8 persona

Ingredients

Pёrbёrёsit

  • 1 pako lazanja qё nuk kanё nevojё tё vendosen nё ujё tё nxehtё (255 g)
  • 2 patёllxhane mesatare
  • 2 kunguj mesatar
  • 2 karrota mesatare
  • 2 qepё mesatare
  • 8 lugё gjelle vaj ulliri
  • 400 g mocarella e prerё nё feta
  • 50 g parmixhano i grirё
  • 750 g salcё domateje
  • 2/3 kupё qumёsht
  • Kripё
  • Piperr
  • 1 lugё caji rigon
  • Njё tuf borzilok i freskёt i grirё shumё hollё

Instructions

Pёrgatitja

  1. Prisni shumё hollё qepёn dhe lёreni mёnjanё.
  2. Pastroni dhe prisni nё kubik tё vegjёl karrotat.
  3. Pastroni dhe prisni patёllxhanet dhe kungujt nё kubik dhe lёrini mёnjanё.
  4. Nё njё tigan me bazё tё gjerё kavёrdisni qepёn me karrotat dhe 2 lugё gjelle vaj ulliri, deri sa qepa bёhet transparente.
  5. Shtoni kripё dhe piper, hiqini nga zjarri dhe lёreni mёnjanё. .
  6. Shtoni 2 lugё gjelle vaj ulliri, kungujt dhe patёllxhanet dhe gatuajini deri sa tё fillojnё tё zbuten disi.
  7. Hiqini nga zjarri dhe shtojini te miksi i qepёve me karrotat.
  8. Nё njё tas tё madh bashkoni salcёn e domateve, qumёshtin, rigonin, borzilokun e grirё hollё, kripё dhe piper.
  9. Pёr tё formuar lazanjёn shtoni pak lugё nga miksi i salcёs nё njё enё qelqi me bazё 20x30 cm.
  10. Vendosni njё shtresё me lazanja sipёr.
  11. Sipёr tyre shtoni salcё, njё pjesё tё perimeve tё kavёrdisura. Sipёr tyre vendosni disa feta mocarella. Pёrsёriteni kёtё process deri tek shtresa e fundit.
  12. Nё fund mbulojeni me mocarella, sipёr saj shtoni salcё dhe sipёr shpёrndani parmixhanon e grirё. Mbulojeni tasin me letёr alumini dhe piqeni nё furrёn e parangrihur pёr rreth 40-50 min.
  13. Hiqeni letrёn e aluminit dhe lёreni tё piqet dhe pёr 10 minuta tё tjera/
  14. Lёreni te ftohet disi para se ta shёrbeni pasi ёshtё mё e thjeshtё pёr ta prerё.

 

Të afërta

Filed Under: Bashkepunime, Receta, Të kripura Tagged With: lazanja me perime, Lazanja si pёr tё dielё, lazanja vegjetariane, si te pergatisim lazanja ne shtepi

Previous Post: « SALLATË E THJESHTË ME TROFTË TË TYMOSUR – Bake my Day Happy gatuan pËr lexuesit e Mandarina
Next Post: Pite – pёr tё dielat e pёrgjumura e plot me kujtime nga fёmijёria »

Reader Interactions

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Primary Sidebar

Follow me on Instagram

Welcome to Mandarina Yum!

mmMy name is Ejona Varangu and I am a full time researcher in the telecommunication industry, and part time food blogger. I blog from a small apartment in Tirana, Albania, where I live with my better half and our two cats Weirdo and Pixel.

I started cooking in late 2013, when I decided to live alone, and I missed the great homemade dishes that my mum prepared, before that, I couldn’t even boil an egg by myself. Little by little I started experimenting with new ingredients and techniques and I loved every single minute of it. Find out more…

My Favorites

Popovers

Popovers

French toast

Tost francez

kos

Maratona eshte me pak se 1 jave larg, a po ushqeheni si duhet?

Pite e mbushur

Pite e mbushur

Pite – pёr tё dielat e pёrgjumura e plot me kujtime nga fёmijёria

Smoked trout salad

SALLATË E THJESHTË ME TROFTË TË TYMOSUR – Bake my Day Happy gatuan pËr lexuesit e Mandarina

Taco Tuesday

Tako vegjetariane të thjeshta dhe të shpejta, ideale për tu mbledhur me miqtë për #tacoTuesday

Footer

Follow Me on Instagram

Instagram did not return a 200.

Mandarina-Yum · Copyright © 2015-2018 · All Rights Reserved | Made by Dritan Pecini

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.Accept Read More
Privacy & Cookies Policy
Necessary Always Enabled