Kos me fruta i bërë në shtëpi

IMG_0631Kosi është padyshim një nga produktet e mia të preferuara. Jo vetem, sepse është i shkëlqyer në formën e vet më të thjeshtë, por edhe sepse shkon me pothuajse cdo gjë, të kripur ose të ëmbël. Kombinimi im i preferuar është kosi me fruta, sidomos në këto ditë super të nxehta vere.

E di që ka shumë zgjedhje të kosit me fruta, të gatshme, por të gjitha janë të mbushura me sheqer, ngjyrues dhe konservant, të cilat mund ti shmangni shumë thjesht duke përgatiur kosin tuaj me fruta në kushte shtëpie. Receta është shumë e thjeshtë dhe kërkon shumë pak përbërës, kurse rezultati do t’ju lërë pa fjalë.

Koha : 5 min

Përbërësit

Për 3-4 persona

  • 2 kupa kos
  • 1 & ½ kup fruta

Në këtë rast unë kam përdorur luleshtrydhe, por mund të perdorni fruta të ndryshme si  manaferra, boronica, pjeshka, ose një mix të tyre.

  • 1-2 lugë gjelle (tbs) mjaltë ose shurup panje(varet nga sa të ëmbël e preferoni)
  • Pak ekstrakt vaniljeje (opsional)

Përgatitja

  1. Përzieni kosin me mjaltin dhe vaniljen, nëse po përdorni vanilje deri sa përzierja të jetë homogjene dhe kremoze.
  2. Pastroni dhe prisni luleshtrydhet në copa të vogla. Nëse po përdorni fruta të tjera që janë të vogla, si manaferrat apo boronicat, shtypni gjysmën e tyre me pirun.
  3. Shtoni frutat, në këtë rast, luleshtrydhet në përzierjen e kosit dhe miksojeni sërish.

Shijojeni menjëherë, ose lëreni në frigorifer përgjatë gjithë natës për një shije edhe më intensive.

Mund ta ruani në frigorifer të mbyllur hermetikisht për maksimumi 2 ditë.

Thjesht, shpejt, shëndetshem, shijshëm 🙂

IMG_0640

Lini një Përgjigje