Është koha për kish (quiche), aka byrek me një petë apo krostatë me mbushje të kripur. Kësaj here po sjell një recetë me presh, duke qenë se jemi në dimër, e është fiks produkt i sezonit.
Kish-a (quiche) me presh është shumë e shijshme e mund ta konsumoni si një vakt të plotë, ose ta shoqëroni me një sallatë të mirë, ose një supë dimërore. Ndonjëherë unë përdor rrugën e shkurtër, duke gatuar vetëm mbushjen, pra pa pjesën e brumit, e përfundoj me “frittata” me presh, që gjithashtu është shumë e shijshme.
Nëse po kërkoni një recetë për një darkë të shijshme vegjetariane, kjo është fiks ajo që ju duhet.
Kish me presh
Ingredients
Përbërësit
Brumi
- 2 kupa miell
- 70 g gjalp
- 2 lugë gjelle (tbsp.) vaj ulliri
- 3-5 lugë gjelle (tbsp.) kos
- 1 lugë caji (tsp) kripë
- ¼ lugë caji (tsp) fryrës për ëmbëlsira
Mbushja
- 500 g presh (vetëm pjesa e bardhë dhe jeshile e hapur)
- 1 lugë gjelle (tbsp.) vaj ulliri
- 2 lugë gjelle (tbsp.) gjalp
- 1 kupë qumësht
- 2 vezë
- 70 g djath kackavall të grirë
- Kripë
- Piper
- Arrë moskati
Instructions
Përgatitja
- Filloni me përgatitjen e brumit.
- Priteni gjalpin në kubik dhe lëreni mënjanë.
- Në një procesor ushqimor vendosni gjithë përbërësitë dhe procesojini deri sa të formohet brumi. Nëse nuk keni një procesor ushqimor, mundet thjeshtë ta punoni brumin me dorë, deri sa të bëhet një masë e vetme.
- Vendoseni brumin të pushojë në frigorifer, ndërkohë që përgatisni mbushjen.
- Pastrojeni preshin dhe priteni imët.
- Kavërdiseni në një tigan mesatar me pak vaj ulliri.
- Shtoni gjalp, kripë dhe piper, dhe gatuajeni për rreth 2 minuta të tjera.
- Lëreni masën të ftohet disi.
- Ndërkohë parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
- Nxirreni brumin nga frigoriferi dhe lëreni në temperaturë ambienti për 5-10 minuta.
- Hapeni brumin mjaftueshëm sa të mbulojë bazët dhe anën e një tepsie me diametër 20 cm.
- Shpojeni me pirun dhe vendoseni të piqet në furrën e parangrohur për 10-12 minuta.
- Në një tas të madh rrihni vezët me qumështin deri sa të jenë bërë një masë.
- Shtoni djathin dhe trazojeni sërish.
- Hiqeni tepsinë nga furra, lëreni të ftohet 2-3 minuta e pastaj shtroni preshët e gatuar.
- Më pas shtoni masën e vezëve, qumështit dhe djathit.
- Piqeni në furrën e parangrohur për 20-30 minuta.
- Lëreni të ftohet të paktën 10 minuta para se ta prisni e ta shërbeni.
Lini një Përgjigje