Për pak më iku vera pa ndarë me ju këtë recetë super të thjesht për kinoa me perime furre. Kjo pjatë është plot ngjyra, shije dhe vlera ushqyese. Perimet e pjekura në furrë, bashkohen me kinoan e gatuar, dhe në fund shtohen fara ose fruta të thata, të cilat jo vetem e bëjnë shumë të shijshme, por edhe disi krokante.
Kinoa me perime furre është fantastike në momentin që gatuhet, por po aq e mirë edhe ditën tjetër. Ajo paketohet lehtë, dhe është një pjatë shumë e mirë për tu marrë me vete në punë, shkollë apo pse jo edhe në piknik.
Unë kam zgjedhur patëllxhane, speca të kuq, kunguj të vegjël dhe domate qershi, por ju mund të zgjidhni perimet tuaja të preferuara. Majdanozi është zgjedhja ime e parë, por mentja, borziloku, ose kopra do i shtoni gjithashtu shijen kësaj pjate. Së fundmi, nëse e dashuroni djathin, sikurse unë, dhe nuk ndiqni nje dietë vegane, pak djath i bardhë, i thërrmuar sipër do i shtonte shumë shije pjatës.
Për receta të tjera me kinoa mjafton të klikoni këtu.
Kinoa me perime
Prep
Cook
Total
Yield 2 persona
Një recetë e thjeshtë për një darkë ose drekë të shpejtë vegane, plot ngjyra, shije dhe proteina bimore.
Ingredients
- 1 kupë kinoa
- 2 kupa ujë
- 2 speca të kuq
- 1 patëllxhan mesatar
- 1 kungull mesatar
- Një dorë domate qershi
- ¼ kupë fara kungulli
- 1 lugë gjelle (tbsp.) fara luledielli
- 2-3 lugë vaj ulliri
- Kripë
- Piper
- Majdanoz i grirë imët
- Lëkurë limoni (opsionale)
Instructions
- Parangrohni furrën në 220 gradë Celsius.
- Pastroni dhe prisni perimet.
- Shtoni kripë dhe piper, si dhe 1-2 lugë gjelle vaj ulliri dhe piqini për rreth 20-25 minuta.
- Ndërkohë shpëlani disa herë kinoan dhe më pas vendoseni të ziej në ujë me kripë për rreth 20 minuta, ose deri sa ta ketë thithur plotësisht ujin.
- Kur perimet dhe kinoa janë gati, bashkoni të dy përbërjet, dhe shtoni 1 lugë gjelle vaj ulliri.
- Në fund shtoni farat dhe majdanozin e grirë hollë, si dhe lëkurën e limonit nëse po e përdorni.
- Shijojeni menjëherë, ose lëreni të ftohet për ta ruajtur në një enë hermetike në frigorifer e për ta konsumuar në ditët në vijim.
Notes
Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml.
Kjo është një recetë vegane, kështu që të gjithe ata që ndjekin këtë dietë mund ta bëjnë pjesë të menusë së tyre.
Courses Drekë/Darkë
Lini një Përgjigje