Kekë me çokollatë të bardhë dhe arra – Blondies

BlondiesRecetën e Blondies e kam marrë nga Food52 dhe kam bërë disa ndryshime të vogla për ta përshtatur me shijet e mia.
Është nga ato ëmbëlsira që kur serviret, zhduket sa hap e mbyll sytë. Edhe çupat që kujdesen për linjat e mbyllin njërin sy përpara Blondies, pavarësisht paraljmërimeve të mia për numrin e madh të kalorive që përmban, aq i mirë është.

Blondies

Koha e përgatitjes – 40 min

Përbërësit

Për 16 persona

  • 1 & ½ kupa miell
  • ¼ kupë niseshte
  • 2 vezë
  • 1/2 lugë çaji (tsp) kripë
  • 1 lugë çaji (tsp) fryrës për ëmbëlsira ( baking powder)
  • 2 lugë çaji (tsp) vanilje
  • 1 kupë arra të copëtuara
  • 1 kupë copëza çokollate të bardhë
  • 1 kupë sheqer kaf
  • 180 gr gjalp

*1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Copëtojme arrat në përmasa të vogla dhe i vëmë të piqen për pak minuta në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë. I lëmë mënjanë që të ftohen ndërkohë që përgatisim brumin për ëmbëlsirën.

Shkrijmë gjalpin në një enë të vogël në temperaturë të ulët, e lëmë të ftohet pak dhe e përziejmë me sheqerin duke formuar një masë kremoze pothuajse homogjene. Shtojmë vezët një e nga një dhe i përziejmë mirë me gjalpin dhe sheqerin.

Në një enë tjetër shtojmë miellin, kripën, vaniljen dhe fryrësin e ëmbëlsirave dhe i përziejmë mirë.

Bashkojmë të dy përzierjet dhe i trazojmë mirë deri sa të krijohet një masë homogjene.

Në fund shtojmë çokollatën e bardhë dhe arrat.

Vendosim një letër kuzhine në një tepsi katrore me përmasa 25 me 25 cm dhe lëmë të piqet për 22-25 min në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë.

Pasi e nxjerrim nga soba e lëmë të ftohet pak dhe e presim në forma sipas dëshirës.

Blondies

Blondies

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje