Kek i thërrmuar me kajsi

Share

Kek i thërrmuar me kajsiShqipëria është i bekuar me një klimë fantastike mesdhetare, e cila përveç shumë ditëve me diell, shoqërohet dhe me shumëllojshmëri frutash e perimesh fantastike.

Kajsitë janë një nga frutat e mia të preferuara, dhe këtë vit jam shumë e lumtur pasi ka patur kajsi pa fund e shumë të shijshme në treg.

Kajsitë janë fantastike si frut, shkojnë shumë nëpër sallata, ose smoothie, dhe janë gjithashtu të shkëlqyera si reçel ose për të përgatitur ëmbëlsira. Keku i therrmuar me kajsi është një ëmbëlsirë e shkëlqyer verore, e cila është mjaftueshëm e madhe për 16 persona. Për më tepër është super e thjeshtë për tu përgatitur.

Për ta bërë më interesante shijen, shtova pak fara lulëkuqeje dhe lëkurë limoni.

Kajsitë mund ti zëvendësoni me frutat tuaja të preferuara, qershitë, luleshtrydhet, pjeshka, boronica, manaferra, mjedra apo fiku do ishin zgjidhje ideale.

Kek i thërrmuar me kajsi

Përbërësit 

Për brumin

  • 3 & 1/2 kupa miell i zakonshëm
  • 1/2 kupë miell semolina (mund a zëvendësoni me miell të zakonshëm nëse nuk iu gjendet semolina)
  • 250 g gjalp
  • 2 vezë mesatare
  • 2 lugë çaji (tsp) ekstrakt vanilje
  • 3 lugë gjelle (tbsp.) fara lulëkuqeje
  • 1 lugë gjelle (tbsp.) fryrës për ëmbëlsira
  • Një majë dore kripë
  • Lëkura e një limoni
  • 1 kupë sheqer

Për mbushjen me kajsi

  • 25 kajsi të vogla (~3 kupa kajsi të ndara në mes pa bërthama)
  • 1/2 kupë sheqer
  • 1 lugë gjelle (tbsp.) lëng limoni
  • 1 lugë gjelle (tbsp.) ujë

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Përgatitja  

  1. Filloni duke përgatitur brumin
  2. Unë përdora një proçesor ushqimor për të përgatitur brumin, por nëse nuk iu gjendet mund ta punoni brumin me dorë.
  3. Vendosni gjithë përbërësitë në procesorin ushqimor dhe proçesoni deri sa të formohet brumi.
  4. Mbështilleni me celofan dhe lëreni të pushojë në frigorifer për rreth 30 min, ndërkohë përgatisni mbushjen.
  5. Pritini kajsitë në 4-esh dhe gatuajini me ½ kupë sheqer, lëngun e limonit dhe ujin në temperaturë mesatare, deri sa të zbuten.
  6. Ndizni furrën në 180 gradë Celsius.
  7. Ndërkohë që kajsitë janë gatuar shtypini me lugë, në mënyrë që të krijoni një si tip pureje kajsish.
  8. Shtroni letër kuzhine në një tepsi 20 x 20 xm.
  9. Nxirreni brumin nga frigoriferi dhe ndajeni në 3 pjesë të barabarta. Duke përdorur duart, shtroni 2/3 e brumit në tepsi, në mënyrë uniforme.
  10. Shtoni shtresën e kajsive dhe sipër saj thërrmoni pjesën e mbetur të brumit.
  11. Piqeni ëmbëlsirën në 180 gradë Celsius për 50-60 minuta, ose deri sa të ketë marrë ngjyrë të artë në kafe. Unë e mbaj per rreth 30 minuta në mes të furrës, dhe më pas e ulë në pjesën e poshtme për rreth 20-30 minuta të tjera.
  12. Lëreni të ftohet plotësisht para se ta konsumoni.

Kek i thërrmuar me kajsi

Kek i thërrmuar me kajsi

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje