Kek të vegjël në shkop mbuluar me çokollatë të zezë

Share

kek te vegjel ne shkopKekët e vegjël në shkop, apo sic i quajmë të gjithë tanimë nga anglishtja “cake pops” janë shumë të lezetshëm dhe shumë të shijshëm. Personalisht i kam shumë qef e nuk mërzitem asnjëherë duke i përgatitur e dekoruar.

Këta kek janë të shkëlqyer për çdo rast, që nga festat e ditëlindjes e deri te dasmat, si dhe një mënyrë e shkëlqyer për të përdorur kekun që mund t’ju ketë tepruar.

Kombinimi im i preferuar i kekëve të vegjël në shkop është kek + reçel mbuluar me çokollatë të zezë.

Përgjithësisht si bazë për kekët në shkop përdor kekun tim me kardamom, por çfarëdo lloj keku bën punë. Mjafton ta shkërmoqni kekun me duar, të shtoni reçelin dhe të formoni toptha të vegjël. Këto të fundit i vendosni në shkop, i lini pak minuta në frigorifer e më pas i mbuloni në çokollatë të zezë.

Përbërësit

  • 3 kupa kek i thërrmuar
  • 2 lugë gjelle (tbs) reçel luleshtrydheje (në varësi të sa i thatë është keku mund t’iu duhet më pak ose më shumë)
  • 200 g çokollatë
  • 12-15 shkopa druri ose plastike
  • Zbukurime të ndryshme sheqeri, pluhur kokosi apo fruta të thata të grira

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Përgatitja

  1. Në një tas të madh vendosni kekun dhe thërrmojeni me dorë.
  2. Shtoni reçelin dhe punojeni masën me duar në mënyrë që të filloj të bëhet disi kompakte, dhe kur të filloi të formoni topthat e vegjël ata të rrijnë ngjeshur mirë.
  3. Formoni topthat e vegjël të kekut dhe vendosini në një pjatë.
  4. Shkrini pak çokollatë (20-30 g) në banjo-mari ose mikrovalë.
  5. Zhytini majat e shkopave në çokollatë, dhe pastaj vendosini te topthat e kekut.
  6. Më pas vedosini në frigorifer, në ngrirje për rreth 15-20 min.
  7. Ndërkohë përgatisni tavolinën ku do punoni.
  8. Zgjidhni zbukurimet, merrni gjithashtu një tas mesatar dhe mbusheni me oriz. Ky i fundit do shërbej për të vendosur kekët në shkop në momentin që do thahen.
  9. Shkrini çokollatën dhe vendoseni në një filxhan të thellë.
  10. Nxirrini kekët e vegjël në shkop nga frigoriferi dhe zhytini me radhë në çokollatë duke u kujdesur që gjithë keku të jetë mbuluar me çokollatë. Mundohuni ta kulloni çokollatën e tepërt nga topthat e kekut.
  11. Vendoseni çdo cake pop, vertikalisht, në enën me oriz qe te thahet.
  12. Shtoni zbukurime të ndryshme si copëza sheqeri me ngjyrë, kokos të grirë, fruta të thata të copëzuara etj, ndërkohë që çokollata ende nuk është tharë.
  13. Vendosini në frigorifer në mënyrë që çokollata të ngurtësohet më shpejt.

kek te vegjel ne shkop

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

3 mendime mbi “Kek të vegjël në shkop mbuluar me çokollatë të zezë

Lini një Përgjigje