Kek i përmbysur me dardhë të karamelizuar

Caramelized pears upside down cake

Më në fund vjeshtë, pra, mund të pjekë gjithë ëmbëlsirat që dua, pa u shqetësuar që në shtëpi do të bëhet shumë vap.

Ëmbëlsira e parë që përgatita këtë vjeshtë ishte ky kek  fantastik me dardhë që përmban 2 përbërës të veçantë : kardamom dhe raki.

Kardamomi është një nga erëzat e mia të preferuara sidomos në ëmbëlsira, por nëse nuk iu pëlqen mundet shumë mirë ta zëvendësoni me kanellë. Shijet dhe aromat e të dy erëzave jane të ndryshme, por të dyja shkojnë shumë mirë me dardhët e karamelizuara.

Përbërësi i dytë special është rakia, e cila i jep kekut një aromë fantastike.  Për të gjithë ata që e kanë të vështirë ta gjejnë, në vendin ku jetojnë, mund të zëvendësohet shumë thjeshtë me vodka.

Caramelized pears upside down cakeKoha : 1 orë

Përbërësit

Për 10 persona

  • 4 dardhë të vogla në mesatare
  • 170 g gjalp i ndarë në 2 pjesë (70 + 100)
  • 1/3 + ¾ kupë sheqer kaf
  • 2 vezë
  • ½ kupë kos
  • 1 & ¼ kupë miell për çdo përdorim
  • Pakëz kripë
  • 1 & ½ lugë çaji (tsp) fryrës për ëmbëlsira (baking powder)
  • ½ – 1 lugë çaji (tsp) kardamom pluhur (në varësi të sa e pëlqeni shijen e kardamomit)
  • 1 lugë gjelle (tbs) raki

*1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Përgatitja

  1. Ndizni furrën në 180 gradë Celsius.
  2. Lyeni me gjalp në mënyre që të mos ngjisë një tepsi rrumbullake me përmasa 20 cm dhe lëreni mënjanë.
  3. Rrihni 100 g gjalp me ¾ kupë sheqer dhe 1 lugë gjelle raki deri sa të krijohet një masë kremoze.
  4. Shtoni vezët një nga një dhe vazhdoni ti përzieni mire.
  5. Më pas shtoni kosin dhe përziejeni përbërjen sërish.
  6. Në një enë tjetër bashkoni miellin, kripën, fryrësin për ëmbëlsira dhe kardamomin.
  7. Bashkoni të dy përzierjet dhe përziejini deri sa të formohet brumi. Lëreni mënjanë.
  8. Ndërkohë qëroni dhe prisni dardhët në feta dhe shtrojini në fund të tepsise ku do të piqet ëmbëlsira.
  9. Në një tigan të vogël karamelizoni në zjarrë të avashtë 1/3 kupë sheqer kaf me 70 g gjalp, për rreth 5-7 minuta.
  10. Hidheni salcën e karamelit mbi dardha dhe më pas shtoni brumin sipër.
  11. Piqeni në furrën e parangrohur për rreth 30-35 minuta.
  12. Hiqeni nga soba dhe lëreni të ftohtet në tepsi për rreth 15 minuta e më pas zhvendoseni në një pjatë të madhe dhe lëreni të ftohet plotësisht.

Mund ta spërkasni me pak sheqer pluhur sipër dhe të shtoni dhe një lugë kos grek gjatë servirjes.

Caramelized pears upside down cake

Caramelized pears upside down cake

Caramelized pears upside down cake

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje