Guakamole me stika – receta ime e preferuar me avokado

Sapo dëgjoj fjalën avokado, mund të flas për orë të tëra se sa fantastik që është, çfarë vlerash ushqyese ka, e sa e sa perdorime ka në gatimet e kripura dhe të ëmbla.

Receta ime e preferuar me avokado është kjo guakamole me stika, e cila përgatitet shumëëë thjeshtë. Gjithçka ju duhet janë 2 avokado dhe pak stika të qëruara, dhe sigurisht limon , kripë e piper. Mund ta konsumoni mbi feta buke integrale, si mbushje për omeleta, për të shoqëruar perimet e pjekura etj.

Për 2 -3 persona

Koha e përgatitjes : 5 min

Përbërësit

  • 2 avokado mesatare të pjekur mirë
  • Lëngu i një gjysëm limoni
  • Pak kripë
  • Pak piper
  • 1/3 kup stika të qëruara të copëtuara

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Përgatitja

  1. Presim stikat në copëza të vogla e i lëmë mënjanë.
  2. Shtrydhim lëngun e limonit dhe e lëmë mënjanë.
  3. Qërojme avokadot, i heqim bërthamen dhe i vendosim në një tas mesatar qelqi. Bërthamen e ruajmë, në mënyrë që ta përdorim në rast se do të na teproj guakamole e duam ta ruajmë për më vonë.
  4. Shtojme limonin dhe e shtypim avokadon duke krijuar një masë në formë pureje. Shtojmë pak piper dhe stikat e copëzuara.
  5. E provojmë dhe shtojmë pak kripë nëse ka nevojë.
  6. Guakamole është gati për ta përdorur si të dëshirojmë.
  7. Nëse na mbetet pak guakamole mund ta ruajmë për më vonë në një enë me mbyllje hermetike në frigorifer, deri në 2 ditë. Në këtë rast vendosim brenda edhe një nga bërthamat e avokados në mënyrë që ta mbroj guakamolen nga nxirja.

Ju bëftë mirë.

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje