Galetë integrale me qershi 

Share

galete me qershiGjithmonë më ka pëlqyer thjeshtësia e galetave me fruta. Galetat kërkojnë pak përbërës dhe rezultati është shumë shpërblyes.

Këtë herë po ndaj me ju recetën e galetës me qershi në formën e vet më të thjeshtë. Zgjidhni qershitë më të ëmbla që do gjeni, lodhuni pak duke i qëruar e duke bërë rrëmujë përreth e më pas kënaquni duke shijuar një fetë galetë të freskët.

Për të përgatitur këtë galetë me qershi kam përdorur miell integral, për më shumë vlera ushqyese, por nëse doni të qëndroni te receta klasike mund të përdorno recetën bazike të brumit brize që është shumë e përshtatshme për galeta dhe tarta.

Mbushja është shumë e thjeshtë për tu përgatitur, mjafton të bashkoni qershitë pa bërthamë, sheqer dhe niseshte.

Uroj t’iu kem tunduar sadopak të ndizni furrën në këto ditë të nxehta.

galete me qershi

Përbërësit

Galeta integrale

  • 1 kupë miell integral
  • ½ kupë miell i bardhë për çdo përdorim
  • 130 g gjalp shumë i ftohtë
  • 3 lugë gjelle (tbsp) kos
  • ½ lugë çaji (tsp) kripë
  • 1 lugë gjelle sheqer kaf
  • 1 lugë çaji kanellë

Mbushja e galetës 

  • 2 kupa qershi të cilave ju kemi hequr bërthamat
  • ½ kupë sheqer kaf
  • 3 lugë gjelle niseshte

Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml

Përgatitja 

  1. Bashkoni miellin integral me miellin për çdo përdoim, sheqerin, kripën dhe kanellën. Shtoni gjalpin e ftohtë në kubik dhe filloni të punoni masën shumë shpejt me duar, deri sa copëzat e gjalpit me miellin të kenë arritur përmasat e kokrrave të bizeleve.
  2. Shtoni kosin dhe vazhdoni të punoni brumin deri sa të formohet brumi.
  3. Sigurohuni që ta punoni shpejt brumin në mënyrë që gjalpi të mos shkrijë.
  4. Formoni një disk të madh me brumin, mbulojeni dhe vendoseni të pushojë në frigorifer që të pushoj për të paktën 1 orë. Në këtë moment mund edhe të vendosni ta ngrini brumin dhe ta përdorni kur t’iu duhet. Brumi mund të ruhet në ngrirje për rreth 2 muaj, mjafton ta paketoni mirë dhe ta vendosini në qeset e ngrirjes.
  5. Nëse e keni vendosur brumin në frigorifer nxirreni 10-15 minuta para se të filloni të përgatisni galetën. Nëse e keni vendosur në ngrirje lëreni të shkrihet në pjesën e poshtme të frigoriferit dhe më pas nxirreni të qëndroj në temperaturë ambienti për 10-15 minuta.
  6. Ndërkohë që brumi po qëndron në frigorifer përgatisni mbushjen.
  7. Pastroni qershitë nga bërthamat dhe vendosini në një enë të madhe.
  8. Shtoni sheqerin dhe niseshtenë dhe përziejeni përbërjen mirë.
  9. Ndizni furrën në temperaturë 180 gradë Celsius, në mënyrë që të ngrohet paraprakisht.
  10. Nxirrni brumin nga frigoriferi, lëreni të qëndrojë në temperaturë ambienti për rreth 10 minuta dhe filloni ta hapni me petës deri sa të arrini trashësinë e dëshiruar.
  11. Vendoseni brumin në një tepsi të madhe ku keni shtruar letër pjekjeje.
  12. Shtoni në mes qershitë duke u kujdesur që të lini mjaftueshëm brum anash në mënyrë që të palosni anët e galetës.
  13. Palosni me kujdes anët dhe vendoseni të piqet në furrën e parangrohur në 180 gradë Celsius për rreth 40 minuta. Anët duhet të kenë marrë ngjyrë kafe në të artë dhe mbushja të jetë gatuar mirë.
  14. Lëreni të ftohet plotësisht para se ta vendosni në frigorifer të ftohet për rreth 2 orë, para se ta konsumoni.
  15. Shijojeni të ftohtë.

galete me qershi

galete me qershi

Recetat e Mandarina në email-in tuaj

Vendosni adresën e email-it tuaj për tu regjistruar.

Lini një Përgjigje